Mullah Omar, udhëheqësi shpirtëror i talebanëve afganë, është vrarë dy ditë më parë në Pakistan.
Lajmin e ka bërë të ditur “Tolo Tv” që i referohet burimeve anonime të shërbimeve të sigurisë së Kabulit.
“Trupi i Mullah Omar i është nënshtruar gjatë këtyre orëve disa analizave mjekësore”, ka shpjeguar korrespodenti i kësaj mediaje.
Agjencia iraniane pohon se “që nga vdekja e Osama Bin Laden, talebanët nuk kishin më kontakt me Mullah Omar”.
Ndërkohë një përgjegjës i sigurisë pakistaneze nuk ka konfirmuar lajmin. Megjithatë, disa ditë më parë Barack Obama nuk kishte përjashtuar operacione të reja të ngjashme me atë që çoi në vrasjen e Bin Laden.
Edhe një zëdhënës i talebanëve ka përgënjeshtruar vdekjen e Mullah Omar. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetareje, një zëdhënës i talebanëve pakistanezë pranë Al Kaedës ka deklaruar se “ky informacion është pa baza”.
Top Channel