“Nëpunësi”, Rama: Dialog me kushte nuk ka!

12/10/2013 00:00

Kryeministri Edi Rama shprehu vullnetin për t’u takuar me krerët e opozitës parlamentare për çështjen e Aktit Normativ, që shtyn me 6 muaj hyrjen në fuqi të Ligjit për Nëpunesin Civil.

Kryeministri Edi Rama shprehu vullnetin për t’u takuar me krerët e opozitës parlamentare për çështjen e Aktit Normativ, që shtyn me 6 muaj hyrjen në fuqi të Ligjit për Nëpunesin Civil.

Kryeministri Rama e shprehu vullnetin e tij nëpërmjet një letre drejtuar kryetarëve të partive opozitare parlamentare, ku shprehet i gatshëm të takohet me ta lidhur me mosmarrëveshjen për Ligjin e Nëpunësit Civil.

Në këtë letër, ku i qëndron mendimit se ligji ishte i pazbatueshëm për shkak të mungesës së akteve nënligjore, zoti Rama u thotë krerevë të opozitës, se “Qeveria zgjodhi Aktin Normativ si rrugën më të përshtatshme” për të kapërcyer këtë pengesë.
Por duket se një takim i tillë në këto kushte është i pamundur të ndodhë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk vonoi te reagonte ndaj fteses se Kryeministrit per takim, duke e cilesuar ate si nje perpjekje qe nuk i sherben konsensusit. Duke folur ne emer te te gjithe opozites, zoti Basha perseriti kushtin e vetem qe Partia Demokratike ka per t’u ulur ne bisedime me Kryeministrin.

“Në rastin në fjalë, është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë kërkohet. Kërkohet konsensus për të prishur konsensusin. Kjo është e papranueshme. Përgjigjja e vetme e opozitës së unifikuar është kjo: Tërhiq Aktin Normativ dhe opozita ka qenë, është dhe mbetet gjithnjë e gatshme të ulet dhe të dialogojë për interesin publik, për interesat e mëdha të kombit, siç është integrimi,siç është mirëqënia e shqiptarëve. Ky është standardi i Lulzim Bashës, ky është standardi i Partisë Demokratike, ky është standardi i opozitës shqiptare”, tha Basha.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama erdhi nëpërmjet Twitter-it. Rama shkroi: “Kushte kur ishin në qeveri, kushte edhe tani në opozitë! S’kanë kuptuar ende pas 20 vjetësh se dialog me kushte s’ka! Prandaj quhet dialog.”

Te enjten eshte seanca plenare, ku vazhdon te jete ne rendin e dites votimi per Aktin Normativ. Kjo eshte dhe koha qe Kryeministri Edi Rama permendte ne letren e tij, gatishmerine per t’u takuar me opoziten dhe siç shkruan ai, “per te degjuar qetesisht argumentet e opozites”, duke theksuar njekohesisht edhe zotimin e qeverise se “opozites nuk do t’i mungoje asnje hapesire per te luajtur rolin e vet dhe se nuk do t’i mungoje asnje prej mundesive per dialog mes te barabartesh me qeverine”.

Deri te enjten pritet te publikohet edhe progres-raporti i Komisionit Europian per Shqiperine.

Ndersa nje zhvillim tjeter i rendesishem ne lidhje me Aktin Normativ pritet te vije nga Gjykata Kushtetuese. Te premten, kjo Gjykate pranoi te marre ne shqyrtim kerkesen e Partise Demokratike per shfuqizimin si antikushtetues te Aktit Normativ dhe pritet qe, pas disa ditesh ajo te jape pergjigje, nese do ta pezulloje ose jo kete akt te Qeverise, te kundershtuar nga opozita. 

 

Top Channel