Fëmijët e ngujuar jashtë shkolle

04/09/2013 00:00

590 fëmijë nuk do të mund të nisin shkollën në 16 shtator, për shkak se ata janë të ngujuar si pasojq gjakmarrjes.

Mos shkollimi i tyre mbetet nje brenge e familjareve te perfshire ne gjakmarrje. Nderkohe, qe edhe pse Kanuni nuk lejon te preken as femijet dhe as femrat, ne zonat veriore te vendit numerohen 600 gra, te cilat qendrojnë pas mureve te gurta, nga frika e familjareve te hasmit.

Krerë të Komitetit të Pajtimit Mbarekombetar të mbledhur ne nje Kongres thone se para Krishtlindjeve do te nxjerrin nga ngujimi 500 gra e fëmijë, për të cilët kanë marrë besën e hasmit.

“Sot kemi rreth 600 gra dhe 590 fëmijë të ngujuar, të cilët duhet me çdo kusht të mos i lejojmë të jenë të ngujuar dhe të izoluar nga jeta e tyre qytetare. Eshtë një traditë e jona, e cila nuk i cënon kurrë gratë dhe fëmijët, për cfarëdo faji që mund të kenë bërë njerëzit e tyre dhe këtë traditë ne duhet ta kthejmë në një kod moral të shoqërisë, të riardhur sepse ky ka qenë një kod moral. Familjet janë shumë të frikësuara nga gjakmarrjet se sa të kërcënuara direkt nga familjet në hasmëri. Shumica e familjeve në hasmëri thonë që nuk pranojnë të cënojnë gratë dhe fëmijët”, thotë Gjin Marku, kryetar i këtij Komiteti.

Ne Kongresin e Komitetit te Pajtimit te Gjakut mernin pejse edhe perfaqesues te komuniteteve fetare, të cilët i bashkohen aksionit të shoqërisë për zbutjen e plagës së madhe sociale të gjakmarrje dhe ngujimit të njerëzve të pafajshëm. Në vitin 2013 numërohen gjithsej 1208 familje të ngujuara.

Top Channel