Gjirokastër, një lagje rome pa ujë

29/07/2013 00:00

Më shumë se 250 familje rome në periferi të qytetit të Gjirokastrës duhet të mbushin ujë në një pikë të vetme për jo më shumë se një orë në ditë.

E vetmja lidhje furnizuese gjendet përtokë, ndërsa banorët ankohen se prej mungesës së ujit të pijshëm dhe prej ujit të ndotur, çdo ditë çojnë në spital fëmijë të sëmurë. Uji asnjëherë nuk mjafton për të gjithë, thonë banorët.

Në lagjen ku mbizotëron një ndotje e tejskashme, asnjë shërbim nuk është aktiv. Pas kthimit nga emigracioni këtu jetojnë më shumë se 1500 vetë. Banorët e sapombërritur dhe ata që mbërrijnë çdo ditë detyrohen të mbushin ujë në lumë për të mbijetuar.

Burime nga spitali rajonal bëjnë me dije se personat që paraqiten për trajtim prej këtij komuniteti janë kryesisht të mitur dhe se vuajnë shpesh nga sëmundjet infektive dhe ato të lëkurës, për të cilat rol kryesor luan ndotja dhe mungesa e ujit të pijshëm.

Top Channel