Të mitur të padëshiruar në Greqi, reagon MPJ

10/10/2012 00:00

Emërtimet në shqip të emrit të shtetit grek dhe qyteteve në pashaportat e
reja biometrike ka penguar dhjetra persona që të mund të kthehen pranë
shtëpive të tyre në Greqi.

Ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije jane me dhjetra rastet kur femije te mitur lindur ne Greqi nuk pranohen te udhetojne ne Greqi duke kthyer mbrapsht te gjithe familjen. Dy raste jane nga qyteti i Beratit, kryefamiljaret tregojne per incidentin qe ndodhi ne Kakavije.

Ata qe jane debuar jane dy femije 6 vjeç dhe nje nje vjeç. Prinderit e tyre bejne thirrje autoriteteve shqiptare qe gjate vizitave ne Greqi te zgjidhin keto probleme te medha qe po ndajne me dysh familjet dhe qe bejne te rrezikojne gjithcka qe kane arritur ne vite te tera emigrim ne Greqi.

Ndërkohë Ministria e Jashtme njoftoi se zoti Panariti bisedoi në telefon me homologun Avramopulos për këtë çështje. Ai kërkoi që për dy muaj të vazhdohet me praktikën e vjetër të njohjes së dokumenteve, deri në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve. Burime qeveritare bëjnë të ditur se Avramopulos premtoi se nuk do të ketë më bllokime në kufi. 

Top Channel