Konflikti për kromin, përmbarimi zvarrit vendimin

13/04/2012 00:00

Zyra Përmbarimore e Matit ka tentuar të ekzekutojë vendimin e Gjykatës
së Rrethit Gjyqesor Mat për borxhet e lëna nga kompania italiane,
Ital-Krom.

Drejtuesit e mjeteve qe benin transportin e mineralit nga Bulqiza e Martaneshi drejt Uzines se Ferrokromit ne Burrel kerkuan qe te paguhen per punen e tyre. Gjykata e Matit vendosi konfiskimin e materialeve te cilat i perkasin kompanise Ital-Krom.

Por nderkohe kjo uzine eshte marre nga kompania austriake ACR dhe nuk eshte vendosur ne pune edhe pse ka nje marreveshje shteterore per kete. ACR apeloi vendimi ne gjykate dhe kerkoi shtyrjen e egzekutimit te vendimit nga ana e zyres permbarimore. Policia e Burrelit ka mbeshtetur zyren permbarimore per ekzekutimin e vendimit.
Disa ore me pas sasia e mineralit te marre prej andej eshte rikthyer ne pritje te nje tjeter vendimi.

Kompania ACR sqaroi se nuk eshte ajo qe i ka borxh transportuesve por kompania Ital Krom, nga e cila eshte marre uzina e Burrelit.

Top Channel