Rama: Vetëm është abuzuar ish të përndjekurit

02/03/2012 00:00

Pjesë e programit të Partisë Socialiste për një Rilindje Kombëtare janë
edhe ish të përndjekurit politikë, të cilëve i është dedikuar edhe
tryeza e radhës me qëllimin detajimin e dhe pasurimin të kapitullit për
ish të persekutuarit.

Keti Bazhdari, e cila vjen nga një familje ish te perndjekurish, kryetare e grupit të punës u shpreh se gjatë këtyre viteve është parë një hipokrizi ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, duke u përdorur për kapital politik. Ndërsa kreu opozitës Edi Rama e cilësoi tryezën si shumë të vecantë nga ku çdo propozim do t’i bashkangjitet programit të PS.

“Pas 21 vjetësh ka ende shumë ndër ish të përndjekurit që megjithëse nuk kanë marrë mbrapsht thuajse nga çfarë u takonte po përkundrazi në këmbim të besimit pa kushte që i kanë dhënë Partisë Demokratike vijojnë të jenë pengje të një paragjykimi ndaj nesh, të mbajtur gjallë qëllimisht, sistematikisht përmes sharjeve dhe shpifjeve të pafundme në adresën tonë nga ana e Sali Berishës dhe e gjithë oborrit të tij”, tha Rama.

Kreu i PS-së ka rikujtuar se që në vitin 1990 ai ishte firmëtar i peticionit për lirimin e të burgosurve politikë. Këtë interesim të PS ndaj ish të përndjekurve politikë, Rama e ka cilësuar si një obligim dhe jo thjesht çështje elektorale.

“Çështja e hapur e njerëzve të përndjekur dhe e pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, për ne socialistët nuk është as një çështje partiake, as një çështje elektorale, por një çështje me interes publik dhe kombëtar. Ne marrim përsipër t’i japim fund abuzimit 20-vjeçar me të përndjekurit politikë. Ne do të bashkëpunojmë me ta për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të moskompensimit moral dhe material të tyre, do të ngremë një institucion europian të kujtesës historike që do të dokumentojë dhe të bëjë të akseksueshëm për publikun historinë e persekucionin nën regjimin komunist”, tha Rama.

Kreu opozitës ka shprehur pakenaqësi për mënyrën e ndërtimit të pavionit për komunizmin në Muzeun Kombëtar, duke e etiketuar atë si një “shejtan-budallallëk të qeverisë”.

Rama në Kavajë, takim me të rinjtë

Në vijim të turit të takimeve me të rinjtë në rrethe të ndryshme të vendit, në kuadër edhe të prezantimit të platformës socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal në qytetin e Kavajës.

Rama u kërkoi të rinjve në këtë qytet që të angazhohen më shumë me politikën, për të bërë të mundur, sipas tij, ndryshimin.

“Mos rrini indiferentë, por angazhohuni për ndryshimin. Sot është dita për të luftuar për ndryshimin e madh. Të fitojmë në të gjithë Shqipërinë, ashtu sic fituam në Kavajë. Prania juaj është mesazh i fitores së përbashkët”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA