Pas disa lidhjesh të dështuara me aktorë hollivudianë, Scarlett Johansson ka vendosur të dalë me dikë që qëndron jashtë vëmendjes së fotografëve.

27-vjeçarja, e divorcuar disa muaj më parë pas një martese dy-vjeçare me Ryan Reynolds, u fotografua në Nju Jork duke ecur përdore me një mashkull të paidentifikuar.

Johansson, ylli i “Lost in Translation”, nuk u shqetësua që të fshihte afrimitetin e saj me partnerin e ri, ndërsa përshkroi një rrugë kryesore të qytetit në një orë të populluar.

Binte në sy fakti që ndërsa Johansson ishte veshur në mënyrë klasike, mashkulli që e shoqëronte kishte zgjedhur një stil sportiv, me xhinse dhe atlete.

Vetëm disa ditë më parë, një person i afërt me aktoren informoi se ajo është duke kërkuar të blejë një shtëpi në Londër, ku dëshiron të rinisë jetën e saj nga fillimi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA