Kardashian tregon flokët dhe shumë më tepër

31/01/2012 17:45

Kim Kardashian dëshironte t’i tregonte të gjithë fansave të saj ngjyrën e re të flokëve në një rrjet shoqëror.

Megjithatë, në fotografinë që ajo vendosi në “Twitter”, “shou-girl” amerikane tregonte shumë më tepër se portretin dhe flokët e saj.

31-vjeçarja, ekspozonte pjesë intime të trupit të saj, ndërsa disa minuta më pas, i dha një ngjyrë erotike profilit të saj në rrjetin shoqëror, duke postuar një fotografi të saj vetëm me mbathje.

Për Kardashian, kjo ishte një mënyrë për të nisur fushatën publicitare të një linje të re veshjesh intime.

Më parë gjatë ditës, së bashku me dy motrat e saj, u shfaqën gjysmë të zhveshura, në fushatën publicitare të një kompanie xhinsesh.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel