Rafa Nadal është finalisti i parë i Australian Open dhe të dielën do të ndeshet për titullin e parë Grand Slam të sezonit.
Spanjolli, numri 2 i botës, mundi në gjysmëfinale Roger Federer 3-1 me sete, një duel që zgjati rreth 3 orë e 50 minuta. Gjatë 7 viteve të fundit kjo ishte sfida e 27 mes dy tenistëve të cilët kanë monopolizuar tenisin botëror.
Në përballjen direkte mes tyre spanjolli Nadal është superior pasi ka fituar 18 ndeshje kundrejt 9 të fituara nga zvicerani Federer.
Finalisti tjetër do të dalë nga sfida Djokovic-Murray, që do të zhvillohet të premten në orën 09.30 me orën shqiptare.
Femra, Azarenka-Sharapova, dueli për titullin dhe vendin e 1 në botë
Victoria Azarenka-Maria Sharapova do të jetë finalja e femrave në Australian Open. Bjellorusja mundi 2-1 me sete belgen Kim Clijsters.
Me të njëjtin rezultat u kualifikua për në finale edhe rusja Sharapova e cila fitoi ndaj çekes Petra Kvitova. Në finalen e të shtunës, përveç tituillit kampion në Australi do të jetë në diskutim dhe vendi i parë në renditjen botërore për femra.
Danezja Caroline Wozniacki është e destinuar të zbresë nga vendi i parë në të katërtin, ndërkohë që fituesja e Australian Open do të jetë dhe mbretëresha e re e tenisit botëror.
Top Channel