OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						
								
			Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike me
kryeministrin turk Recep Tayip Erdogan, me të cilin ka diskutuar për një
seri cështjesh në fushën e sigurisë. 
Sipas mediave ndërkombëtare, në qendër të bisedimeve kanë qenë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, në vecanti në Iran dhe në Siri.
Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë shprehur të gatshme të mbështesin kërkesat legjitime për demokraci të shprehura nga populli sirian dhe kanë dënuar sërish regjimin e Assad.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë amerikanë që kanë ruajtur anonimatin kanë akuzuar Iranin se furnizon me armë regjimin sirian, për ta ndihmuar në shtypjen e protestave popullore.
Sipas zyrtarëve, gjenerali iranian Qassem Soleimani, komandant i trupave elitë të Gardës Revolucionare, ishte këtë muaj në kryeqytetin sirian, Damask.
Këtë vizitë, funksionarët e Shteteve të Bashkuara e shohin si shenjën më konkrete për ndihmën që Teherani po i jep Sirisë në formën e materialit ushtarak.
Biseda u zhvillua pak ditë pas vizitës që kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, zhvilloi në Ankara, të cilën ekspertët e cilësuan si një përpjekje diplomatike për të gjetur aleatë.
Aktualisht, si Teherani ashtu edhe Damasku akuzojnë Uashingtonin, i pari për vrasjen e një shkencëtari të lëndëve bërthamore dhe i dyti për nxitje të protestave kundër regjimit sirian.
Top Channel