Paris Saint Germain ka prezantuar pasditen e së enjtes blerjen më të re, ish-mbrojtësin e Barcelonës, Maxwell, i cili theksoi se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e projektit të udhëhequr nga trajneri Carlo Ancelotti.
“Si çdo brazilian më pëlqen futbolli sulmues dhe PSG me lojtarët që ka me siguri që do të bëjë një lojë të tillë. Ancelotti ka fituar shumë tituj dhe jam i motivuar në aventurën time të re”, deklaroi Maxwell në konferencën e shtypit.
Klubi francez e ka blerë për 3.5 milionë euro mbrojtësin e krahut të majtë, i cili në dy vjet e gjysmë me Barcelonën ka fituar 10 trofe.
“Sigurisht që Barcelona ka filozofinë e saj dhe unë nuk kam ardhur për të sjellë atë filozofi në Paris, por për tu përshtatur me filozofinë e lojës që ka në mendje Ancelotti”, u shpreh Maxwell.
Top Channel