Prokuroria: 2 vjet burg Ilir Metës

06/01/2012 00:00

Ka mbetur edhe një seancë e fundit për të mbyllur procesin gjyqësor ndaj
zyrtarit më të lartë të qeverisë, që ka shkuar deri tani në bankën e të
akuzuarve.

Pas 20 seancash gjyqësore, prokurori paraqiti pretencën duke kërkuar shpalljen fajtor të Ilir Metës, ndërsa Kolegji Penal për shkak te kompleksitetit të çeshtjes deklaroi daten 16 janar, si ditën kur do të shpallë vendimin.

Prokuroria ne konkluzionet e saj perfundimtare kerkoi te deklarohet fajtor i pandehuri i saj Ilir Meta, per akuzen e korrupsionit aktiv te funskionareve te larte shteterore dhe te denohet, sipas prokurorit Bujar Sheshi, me dy vjet burgim dhe nje milion leke gjobe, si dhe pagimin e shpenzimeve proceduriale.

Prokurori iu referua deshmise se njeriut kyc ne kete ceshtje ish-ministrit te Ekonimise, Dritan Prifti duke ritreguar edhe njehere deklarimet e Priftit, kur tha ne gjykate se kishte presion nga Meta, i cili i kerkonte shpesh, sipas tij favore per ankande dhe koncensione.

Prokurori vijoi duke theksuar se video eshte origjinale dhe e patjetersuar, e cila sipas akuzes tregon edhe njehere vertetesine e thenieve te deshmitarit Prifti.
 
“Rezulton e provuar, – vijoi prokurori Sheshi, – qe video eshte pranuar nga Gjykata e Larte si prove ne rruge ligjore, pavaresisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kerkesen e Prokurorise ta degjonte ne salle dhe ta transkripronte ate’.

‘Permbajtja e videos mbeshtet plotesisht deklarimet e Priftit, – tha prokurori, – edhe ne lidhje me natyren e bisedes si dhe interesimin e te pandehurit Meta, për ankandin shitjes se 30 mije toneve nafte bruto, si dhe garen koncensionare te ndertimit te HEC-it ne Shushicë të Librazhdit’.

“Interesimi i vazhdueshem i te pandehurit Ilir Meta, – tha prokurori, – per fitimin e ankandit nga kompania e Bekim Halilajt vertetohet jo vetem nga deshmia e Priftit, por edhe nga analiza e tabulateve telefonike mes Bekim Halilajt dhe Ilir Metes. Nga 1 shkurti 2010 deri ne 1 shkurt 2011, Bekim Halilaj ka folur me Ilir Meten ne telefon 192 here, – tha prokurori, – ndersa me Dritan Priftin, biznesmeni Halilaj gjate te njejtes periudhe ka folur vetem 13 here”.

Kjo dinamike e komunikimi rrëzon dëshminë e Bekim Halilajt, që tha para gjykates se njihte më shumë Priftin se sa Metën dhe tregon se sa pak e besueshme eshte deshmia e tij. Sipas prokurorise rezuton e provuar se Ilir Meta ka kryer vepren per te cilen eshte akuzuar, ate te korrupsionit aktiv.

Në të njëjtën ditë u zhvillua edhe seanca e mbrojtjes e të pandehurit Ilir Meta. Avokatët theksuan se politikisht Dritan Prifti aderon në partinë e drejtuar nga Meta, por që në kohën e publikuar e videos dhe shfaqjes së saj, Prifti e kishte humbur postin e ministrit. Pasi Gjykata e Lartë dëgjoi të dyja palët u terhoq ne Dhomen e Keshillimit, por pas dy oresh konsultim ajo nuk ja doli mbane te shpalle nje vendim.

Ne mbyllje te shqyrtimit gjyqësor Spartak Braho deklaroi: “Prokuroria në kërkesën e saj sot, provoi edhe njëherë se mbeti në mjerim të thellë profesional dhe ligjor për argumentat dhe pseudoprovat ku ajo u mbështet. E shtrenguar nga mungesa e tyre, por edhe paaftësia ne pamë se si asaj, gjatë gjithë procesit gjyqësor iu rrëzuan të gjitha pseudo-argumentat, prej të cilave ajo u detyrua të hiqte dorë edhe vetë në procesin gjyqësor, duke parashembur kalanë prej rëre, të ndërtuar me pasion kriminal. Fatkeqësi për këtë institucion, i cili na u shfaq edhe njëherë si kollovar dhe shërbëtor i politikës së rrugës”.

Prifti: Do të publikoj të tjera video

Dritan Prifti nëpërmjet një deklarate për shtyp premtoi një ditë më parë se do të publikojë të tjera video, përmes të cilave, siç thotë ai, do t’i tregojë me zë dhe figurë vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi.

“Ilir Meta, ky hajdut hipokrit ka shfaqur në një mbledhje të LSI-se disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti-Beqiri”, thuhet në fillim të deklaratës së Priftit.

Dritan Prifti dyshon se kjo video ka rrjedhur nga ekspertët  pasi ajo ka qenë  vetëm në pajisjet që i janë dorëzuar prokurorisë dhe janë nënshtruar ekspertizës para dy muajsh. “Sa të mbyllen hetimet”, vijon Prifti, “shqiptarëve do t’ia tregoj unë këtë video. Do t’i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtarët”.

Dritan Prifti në deklaratë thekson se Meta s’ka shpëtim. “Pasi t’ia mbyllë gjykata me lekë këtë çështje, atij do t’i hapet tjetra menjëherë. Nuk ka burrë që më bën mua shantazh. Do të ishte mirë që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre”.

Top Channel