Shayk: Nuk do të pozoj kurrë për “Playboy”

03/01/2012 18:20

Edhe një modele si Irina Shayk, e cila është bërë e famshme duke ekspozuar trupin e saj me të brendshme, ka limitet e saj.

Në një intervistë për revistën “Esquire”, e dashura ruse e Cristiano Ronaldos bëri të qartë një herë e mirë se nuk ka për të pranuar kurrë që të pozojë për revista erotike si “Playboy”.

”Kam patur oferta të tilla edhe më përpara, por nuk i kam pranuar dhe nuk do t’i pranoj ndonjëherë. Unë jam një modele veshjesh intime, pork am klasin tim. Playboy më bëri një superofertë një vit më parë, por i thashë një jo kategorike”, deklaroi 25-vjeçarja.

Megjithatë, Irina nuk i gjykon ato supermodele që kanë zgjedhur një rrugë tjetër në jetë. “Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer e kanë bërë më parë, por gjithmonë drejt fundit të karrierës së tyre dhe me shumë klas. Më pëlqen të shoh veten në kopertinat e revistave, por nuk dua të përfundoj në kopertinat erotike”.

Së fundmi, për “Sports Illustrated”, Shayk shfaqet me disa poza shumë të guximshme, në të cilat është “top-less”. Megjithatë, sipas saj, “ka gjithmonë shumë diferencë midis pozave që lënë shumë vend për imagjinatë dhe atyre që tregojnë gjithçka”.

FOTO GALERI
1/4
Shfaqja e fundit e Shayk ne nje reviste, per "Sports Illustrated"

Top Channel