Gadishulli Korean ndodhet në “një pikë kthese” dhe ka shumë mundësi për ndryshim, ka deklaruar presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung bak në fjalimin e parë të vitit të ri.
Ai tha se Seuli do të “përgjigjet fort” nëse provokohet nga Koreja e Veriut, me të cilën teknikisht vendi i tij mbetet në luftë.
Por ai tha gjithashtu se qëllimi kryesor është stabiliteti dhe bisedimet për carmatimin, të cilat mund të rifillojnë nëse Peniani ndal aktivitetet e tij bërthamore.
Ditën e diel, Koreja e Veriut u tha qytetarëve që të mbrojnë liderin Kim Jong un nga vdekja. Jong un ka trashëguar pushtetin e të atit, Kim Jong il, i cili vdiq më 17 dhjetor në moshën 69-vjecare.
Ditën e premte, Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes njoftoi botën e huaj që të mos priste ndryshime nga lidershipi i ri.
Në një fjalim televiziv, Lee Myung bak deklaroi se paqja është prioriteti i tij dhe se një “dritare mundësie” është hapur për marrëdhënie më të mira me Veriun.
“Situata në gadishullin Korean po hyn në një pikë të re kthese. Kjo duhet të trajtohet si një mundësi e re pavarësisht ndryshimeve dhe pasigurisë”, tha Bak.
Koreja e Jugut gjithësesi do të vazhdojë të mbajë lartë nivelin e sigurisë, përsa kohë mund të provokohet nga Veriu, shtoi presidenti.
Top Channel