Ndërsa i dashuri i saj, Cristiano Ronaldo, është duke u argëtuar me delfinët në ishujt Maldive, modelja ruse Irina Shayk tregoi linja jashtëzakonisht të rregullta në sfilatën e saj të fundit me veshje intime.
25-vjeçarja është imazhi i kompanisë gjermane “Lascana” dhe shfaqej jashtëzakonisht joshëse në imazhet promocionale të publikuara.
Së fundmi, në një intervistë për “GQ” ajo foli gjerësisht edhe për ato që pëlqen dhe urren tek meshkujt. “Nuk më pëlqejnë meshkujt që më çojnë në qendra tregtare. Këtë dua ta bëj vetëm dhe pa ngut. Nuk më pëlqejnë as meshkujt që më sfidojnë me videolojra. I paralajmëroj se jam shumë konkurruese në to. Megjithatë, fakti që unë jam një modele dhe që figuroj në faqet e para të revistave, nuk më bën aspak të ndryshme nga çdo vajzë tjetër e moshës sime që mund të shohësh në rrugë”, tha Shayk.
Top Channel