Perry-Brand, divorci është pranë

28/12/2011 17:05

Martesa e Katy Perry me Russell Brand është zyrtarisht drejt fundit. Ndonëse këngëtarja dhe aktori nuk e konfirmojnë diçka të tillë, mediat britanike janë të sigurta për këtë.

Prova më e mirë… fakti që të dy po festojnë këto ditë 10 mijë kilometra larg njëri-tjetrit dhe këtë po e bëjnë në shoqërinë e personave të tjerë.

Këngëtarja është duke u relaksuar në plazhet e Hauait. Ndonëse fillimisht u raportua se ajo kishte udhëtuar vetëm deri në ishullin që laget nga Oqeani Paqësor, të mërkurën ajo u fotografua në praninë e disa miqve të saj.

Në një prej imazheve, ajo duket e lumtur duke biseduar në det me një mik, identiteti i të cilit nuk është i njohur. Nga ana e tij, Russell Brand u fotografua me disa miq në Kornuell, në Anglinë Perëndimore.

Në temperatura krejt të ndryshme, edhe ai ndodhej pranë detit, duke inkurajuar disa prej miqve të tij që vendosën të sfidonin të ftohtin dhe të laheshin për disa minuta në ujin vetëm disa gradë mbi zero.

Për herë të parë, probleme në marrëdhënien midis Brand dhe Perry u raportuan në muajin tetor. Që prej atëherë, çifti ka përgënjeshtruar se po përjeton një krizë, por tashmë kjo është evidente dhe sipas “Daily Mail”, fundi i martesës 1-vjeçare është pranë.

FOTO GALERI
1/5
Katy Perry dhe nje mik i panjohur lahen ne ujrat e Hauait

Top Channel