Rusi, shkarkohet kryeredaktori që kritikoi Putin

13/12/2011 18:00

Pronari i një reviste të madhe ruse shkarkoi nga puna kryeredaktorin e tij, pas kritikave të publikuara nga e përjavshmja “Kommersant Vlast” ndaj Kryeministrit Putin.

Ndërsa bëri të ditur lajmin, manjati Alisher Usmanov citoi “mungesën e etikës” si motivuese të vendimit. Megjithatë, analistë të medias e kanë interpretuar këtë lëvizje si një veprim të ri të censurës dhe presionit ndaj mediave.

Usmanov, i cili zotëron një pjesë të aksioneve të klubit të futbollit të Arsenalit, është një miliarderi i bërë i pasur nga përpunimi i metaleve dhe minierave, ndërsa shtypi zë vetëm një pjesë të vogël të veprimtarisë së tij.

Së bashku me kryeredaktorin Maxim Kovalsky, ai lajmëroi edhe për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të shtëpisë botuese ku u shtyp gazeta, gjithashtu në pronësinë e tij.

Revista e përjavshme ”Kommersant” mbajti një qëndrim të ashpër ndaj autoriteteve, duke dalë me titullin: “Ja se si u falsifikuan zgjedhjet”.

Ndërkohë, protestat ndaj Putinit pas parregullsive të evidentuara në zgjedhjet parlamentare të javës së fundit vazhduan edhe të martën. President për periudhën 2000-08, Putin konkurron për t’u rikthyer në pozitën më të madhe shtetërore, pasi u detyrua të linte mandatin për shkak të kufizimeve kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA