Kanë pushtuar zonën e Parlamentit që është rezervuar për anëtarët e
qeverisë dhe më pas i kanë drejtuar një apel presidentit Viktor
Yanukovich një parullë me shkrimin: “Mos e vrit Yulia-n”.
Në këtë mënyrë mëngjesin e sotëm deputetët e opozitës ukrainase kanë protestuar kundër masave “të papërshtatshme” për mjekimin në ambjentet e burgut të lideres së tyre, Yulia Tymoshenko.
Tymoshenko është detyruar prej disa javësh të qëndrojë në regjim shtrati, për shkak të dhembjeve të forta në kolonën vertebrale.
Muajin e kaluar presidenti Yanukovich lejoi Tymoshenko të linte qelinë e saj për t’u trajtuar në një qendër të specializuar, pasi një delegacion ndërkombëtar ngriti shqetësime serioze për shëndetin e 50-vjecares.
Por një ditë më vonë autoritetet e rikthyen atë në burg, pasi analizat mjekësore treguan se në gjendjen e saj nuk ka rrezik për jetën dhe trajtimi për problemet mund të merrej edhe në kushtet e mbajtjes në qeli.
Yulia Tymoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës dhe protagoniste e Revolucionit Portokalli, e dënuar me 7 vjet burg për tejkalim kompetencash, do të përballet së shpejti me akuza të reja që datojnë në vitet ’90.
Dënimi saj në tetor u konsiderua nga Bashkimi Europian si shumë i dëmshëm në marrëdhëniet mes Kievit dhe Brukselit.
Top Channel