Tymoshenko përballet me akuza të reja

11/11/2011 17:00

Yulia Tymoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës e dënuar me 7 vjet burg për tejkalim kompetencash, ndodhet përballë akuzave të reja që datojnë në vitet ’90.

Ajo është akuzuar për evazion fiskal, vjedhje dhe fshehje të të ardhurave gjatë kohës që ka punuar si shefe e Sistemit të Bashkuar Energjitik të Ukrainës.

Tymoshenko e ngriti kompaninë e gazit nga mesi i viteve ’90 për të furnizuar industrinë ukrainase.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se akuzat e reja ulin shanset e saj për t’u liruar së shpejti nga burgu.


Liderët perëndimorë
ishin mes atyre që protestuan ndaj dënimit të saj 7-vjecar, për abuzim me anë të detyrës gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje gazi me Rusinë.

Tymoshenko ka akuzuar presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, një politikan i vjetër, se ka orkestruar një komplot kundër saj.

Nga avokatët e ish-kryeministres nuk ka pasur ndonjë koment mbi akuzat e reja, ndërkohë që mbështetësit e saj kanë shprehur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të protagonistes së Revolucionit Portokalli në burgun e Kievit.

Shërbimi i departamentit të burgjeve në Ukrainë konfirmoi se Tymoshenko u dëmtua në shpinë gjatë një ecjeje në ambjentet e jashtme të burgut, por fajësoi vetë atë për pakujdesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA