Shalit, bllokohen kufijtë Izrael-Gaza

17/10/2011 16:00

Nga mbrëmja e së hënës dhe gjatë gjithë së martës do të jenë të mbyllura, si “zona ushtarake”, kalimet në jug të Izraelit që lidhin vendin me Rripin e Gazës dhe Egjiptin.

Shkak për këtë bllokim është shkëmbimi mes ushtarit Ghilad Shalit dhe mijëra të burgosurve palestinezë të liruar posacërisht nga shteti izraelit.

Burime pranë Ministrisë izraelite të Mbrojtjes saktësojnë se masa në fjalë përfshin edhe kalimin Kerem Shalom, përmes të cilit Shalit do të transportohet në mëngjes për në atdheun e tij.

Ndërkohë, mes qytetarëve izraelitë është rritur aprovimi për shkëmbimin e rreshterit me 1.027 të burgosurit palestinezë, marrëveshje që u arrit me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Sipas një sondazhi të kryer nga një e përditshme, 69 për qind e qytetarëve, përfshirë minoritetin arab të vendit, janë shprehur pro.

Rreshteri Ghilad Shalit u morr peng pesë vjet më parë nga militantët e lëvizjes islamike të Hamas. Ai do të lirohet në mëngjes dhe fillimisht do të transferohet në Egjipt, për të kaluar më pas në Izrael.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA