Presidenti i Republikës, Bamir Topi i është përgjigjur nga Shkodra deklaratave të Ministrisë së Mjedisit se, kthimi i projektligjit për mbeturinat është me karakter politik.
Në një prononcim për mediat, Topi i ka qëndruar vendimit të tij duke theksuar se është i bazuar në Kushtetutë dhe u ka bërë thirrje autorëve të akuzave që të respektojnë institucionet.
“Zotërinjtë duhet të dinë të komunikojnë në një shtet demokratik, ku pushtetet janë të ndara sipas Kushtetutës. Unë gjej rastin të rishpreh sërish vullnetin që kam shprehur përmes dekretit tim. Të gjitha betejat e karakterit juridik që janë zhvilluar konsiderohen të fituara nga Presidenca. Mjafton cështja e pronave, të cilës Gjykata Kushtetuese i shkoi sipas së drejtës së vendimmarrjes së presidentit për ta kthyer. U them këtyre zotërinjve që të mos i politizojnë gjërat”, ka deklaruar Topi.
Kreu i shtetit ka shprehur indinjatën e tij ndaj deklaratës së Ministrisë së Mjedisit, duke nënvizuar se janë drejtuesit e saj që nuk kujdesen fare për mjedisin në vend.
“Nuk kam parë ndonjë përfaqësues të mjedisit të jetë kaq i painteresuar për mjedisin. Do t’u thoja të dëgjonin mendimet e qytetarëve. Ligji është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që kryesisht është korrekt, por i korrigjueshëm për një cështje për të cilën unë s’e kam kaluar”, ka nënvizuar Topi.
Më tej presidenti u është përgjigjur edhe akuzave të bëra ndaj tij nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila e bëri përgjegjës për dështimin e statusit të kandidatit.
“Së pari, këto zonja apo zotërinj duhet të mësojnë aktin e komunikimit. Të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, pasi komunikojnë me institucionin e Presidencës. Nëse do dalim me ndonjë plan tjetër, spikeri ose spikerja i merr tekstet nga të tjerët, cështja është sa në mënyrë cilësore e lexon atë. I ftoj të tregohen qytetarë dhe të flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”, është përgjigjur Topi.
Reagon Kuvendi: Topalli flet gjuhën e Fishtës
Zyra e shtypit e Kuvendit ka reaguar pas deklaratës së presidentit Bamir Topi ndaj kryetares Jozefina Topalli, duke lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet:
“Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur si Fishta. Topalli flet gjuhën e Kol Idromenos, Migjenit dhe Gurakuqit. Haxhi Qamili s’e kupton dot gjuhën që flet Jozefina Topalli”.
Topi: Migjeni e Fishta do ndiheshin të fyer
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Menjëherë pas deklaratës së dalë nga zyra e shtypit e Kuvendit, zyra e shtypit e Presidencës njofton se presidenti vlerësoi familjet e njohura e me tradita qytetarie, kulture e sportdashëse që i kanë dhënë emër Shkodrës, por edhe krenari gjithë Shqipërisë.
Nisur nga deklarata e zyrës së shtypit të Kuvendit, zyra e shtypit e presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi, do ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike dhe institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Top Channel