Martesa e Paul McCartney
10/10/2011 10:05
Në të njëjtin vend ku u martua me Lindën 41 vjet më parë, Paul McCartney u bë dhëndërr për herë të tretë në jetën e tij.
Ceremonia u zhvillua të dielën pasdite në Londër dhe mësohet se ish-pjesëtari i grupit Beatles i dedikoi edhe një këngë nuses së tij, 51-vjeçares Nancy Shevell.
Në ceremoninë civile morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të afërm si Ringo Starr. Gjithsej ishin të pranishëm 30 persona. Mësohet se unaza e diamantit e nuses ka kushtuar rreth 450 mijë euro.
Nancy Shevell, vajza e një magnati amerikan të transporteve, ka vendosur të jetojë tashmë në Londër, ndërsa McCartney është shprehur se më në fund ka gjetur dashurinë dhe paqen për të cilën kishte nevojë.
Top Channel