Rusia, sulm i papritur ndaj Sirisë

07/10/2011 16:00

Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, befasoi me kritika të ashpra ndaj liderit sirian Bashar al-Assad, vetëm dy ditë pasi vetoja ruse në OKB ndihmoi për të rrëzuar një rezolutë që dënonte dhunën e ushtruar ndaj civilëve në vendin arab.

”Nëse qeveria siriane është e paaftë të udhëheqëse reforma rrënjësore, atëherë ajo duhet të largohet. Megjithatë, nuk i takon NATO-s apo vendeve europiane që të përcaktojnë se çfarë është më e mira për popullin sirian”, theksoi Medvedevi.

Sipas OKB-së, mbi 2 900 persona kanë humbur jetën në Siri në përplasjet me forcat qeveritare. Kritikat e Moskës ishin të papritur, pasi Rusia konsiderohet si protektorja më e madhe e regjimit në arenën ndërkombëtare.

Ekspertët theksojnë se deklarata e Medvedev mbetet brenda logjikës politike. Pasi vendi i tij tregoi “dhëmbët” duke vendosur veton kundër rezolutës anti-siriane, nëpërmjet kësaj deklarate i bën të qartë Damaskut zyrtar se edhe mbështetja ruse nuk është e pakushtëzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA