Bursat europiane në ringritje

06/10/2011 15:20

Bursat europiane janë duke përjetuar një rritje të fortë gjatë ditës së sotme, nga përhapja e lajmit se një marrëveshje e liderave të Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës së Eurozonës është pranë.

Bursat kryesore, ajo e Londrës, Frankfurtit dhe Parisit regjistruan deri në orës 15:00 rritje mbi 2%, ndërsa Hong Kongu u mbyll me një rekord prej 5,6% më shumë se një ditë më parë.

Më parë gjatë ditës, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, u shpreh në një intervistë televizive se ekzistojnë plane të përbashkëta që do të lejojnë rivlerësimin e bankave.

Më shumë detaje rreth planit pritet të zbulohen në një konferencë për shtyp të Komisionit, në orët e ardhshme.

Përkeqësimi i krizës greke, rënia e normës së kreditit shtetëror italian dhe frika e përgjishme rreth një kolapsi të mundshëm brenda Eurozonës solli një rënie të ndjeshme të bursave europiane gjatë javës.

Plani për rivlerësimin e bankave u propozua pak ditë më parë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një mledhje të Fondit Monetar Ndërkombëtar me G20 dhe duket se plani ka gjetur një përkrahje të gjerë brenda BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA