Drejtori i Rezevës Federale Amerikane, Ben Bernake, deklaroi përpara Kongresit se ekonomia amerikane është duke kaluar një moment “ngurrues”, prandaj një ndërhyrje më aktive e shtetit mund të jetë e domosdoshme.
Duke folur përpara ligjvënësve, numri një i politikave ekonomike në SHBA u shpreh se rikuperimi ekonomik mund të komandohet në një mënyrë të tillë, që të jetë më i qëndrueshëm dhe të hedhë baza të forta për rritjet e së ardhmes.
Komentet e tij erdhën pasi Rezerva Federale lajmëroi se do të shkurtonte 400 miliardë dollarë nga investimet, për të paguar borxhet shtetërore. Ky operacion është i barazvlefshëm me ulje prej gjysmë përqind i normës bazë të interesit.
Megjithatë, Bernake nuk foli për zgjidhjet që mund të ndërmerren në të ardhmen nëse ekonomia do të vazhdojë të dobësohet dhe se si mund të reagohet përballë politikës kineze të blerjes së boxhit amerikan, në mënyrë që të mbajë vazhdimisht të zhvlerësuar monedhën vendase.
”Politika ekonomike kineze po bllokon atë që mund të jetë një process normal i rikuperimit botëror të ekonomisë”, u shpreh Bernake, i cili shtoi se Kina është duke zhvendosur kërkesat larg tregjeve amerikane dhe europiane.
Përsa i përket krizës së eurozonës, Bernake u shpreh se SHBA ka me të vërtetë shumë pak në dorë për të bërë. “Problemi europian nuk është vetëm ekonomik, por mbi të gjitha politik, sepse ata po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të njëjtë që do t’u shkonte mirë 17 shteteve të ndryshme. Pa dyshim, nuk do mend që është shumë e vështirë”.
Top Channel