Obama, pesimist për mandatin e dytë

01/10/2011 12:35

Për të parën herë, Barack Obama e ka pranuar se rizgjedhja në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara do të jetë e vështirë për faj të krizës ekonomike.

“Ekonomia po del nga një recesion botëror, në kushte të tilla rikonfirmimi nuk është aspak i lehtë”, rrefeu shefi i Shtëpisë së Bardhe gjatë një evenimenti zgjedhor në Xhorxhtaun.

Në këtë mëyrë ai ka lënë të kuptohet se me cfarë pengesash po has në përpjekjet për sigurimin e një mandati të dytë në zgjedhjet presidenciale të 2012-ës.

E vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë, ka shtuar Obama, është të impenjohemi të gjithë për këtë qëllim. “Shpresoj të jeni të gatshëm për një vit pune të vështirë”, ka theksuar presidenti amerikan.

Përpara se t’i shpëtonin këto nota pesimizmi, Obama kishte sulmuar Partinë Republikane, duke thënë se ajo po tenton të abrogoje ligjin në mbrojtje të ambjentit, të reduktojë në maksimum funksionimin e qeverisë e të pengojë mjaft inciativa të vlefshme.

Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë në krye të Shtëpisë së Bardhe, është shprehur ai, kemi bërë shumë duke nisur nga reforma shëndetësore e deri tek ajo në arsim, si dhe kemi bërë hapa përpara përsa i takon barazimit të pagave.

“Ajo që nuk kemi mundur të bëjmë është të ndryshojmë Uashingtonin dhe kështu njerëzit kanë humbur besimin”, ka dekalruar Obama.

Sidoqoftë, sondazhet tregojnë se amerikanët shfaqën më pak pesimizëm për ekonominë në fund të shtatorit, gjë që mund të cojë në rritje të shpenzime të konsumatorëve, element i rëndësishëm ky për rritjen ekonomike.

Një raport i publikuar nga Universiteti i Miciganit tregoi se prirjet e konsumatorëve patën një përmirësim modest, ndërkohë që zhgënjimi i amerikanëve ndaj betejës politike në Uashington është zbehur paksa.

Megjithatë, anketimet nxjerrin në pah faktin që amerikanët ende jane të shqetësuar për papunësinë e lartë, tregun e trazuar të banesave dhe cmimet në rënie të aksioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA