Antonio Banderas dhe Melanie Grifith janë një nga çiftet më solide të Hollywood-it me 15 vjet martesë së bashku.
Në një intervistë për revistën ‘AARP’, Melanie Grifith thekson se i është shumë mirënjohëse bashkëshortit të saj për faktin se aktori spanjoll e ka ndihmuar tej mase në kapërcimin e varësisë ndaj alkoolit, por shprehet gjithashtu se do t’i pëlqente që ai të ishte i pranishëm në mbledhjet e saj me të alkoolizuarit e tjerë.
“Do doja që të kishte qenë më i përfshirë në mbledhjet ku unë shkoja, por ai nuk ka hasur kurrë probleme të tilla dhe është vështirë të kuptosh situatën kur nuk ke abuzuar kurrë me drogën apo alkoolin”, shprehet 54-vjeçarja.
Banderas kishte thënë më parë se të gjithë procesin e rehabilitimit ai e kishte kaluar së bashku me shoqen e jetës: “Të gjithë terapinë e kaluam bashkë.”
“Kjo nuk është plotësisht e vërtetë, por nuk po e them se kam pakënaqësi. Antonio më ka mbështetur shumë dhe është treguar një burrë i mrekullueshëm”, ishte përgjigja e Melanie Grifith.
Banderas dhe Grifith janë takuar për herë të parë në sheshxhirimin e filmit ‘Two Much’ në vitin 1994.
Top Channel