Një vit u desh që krah te ndërtesës madhështore të Top Channel, të ngrihej një tjetër godinë në përmasa të jashtëzakonshme, Studio Nova. Brenda saj do marrin jete 5 shtëpitë e emisioneve ‘prime time’ që do të vijnë në sezonin e ri në Top Channel komplet ndryshe, me risi në teknologji dhe ide.
“Kam pak emocion për të të thënë të vërtetën, kur mendon që para një viti këtu ka qenë një ambjent, një parking ka qenë, dhe të mendosh që është bërë kjo gjëja… normalisht ndjen një lloj krenarie. Kjo është një studio e madhe, është gati 360 gradë, në parametrat sic i ka RAI , të gjithë studiot e tjera në botë. Kemi bërë një hap tjetër tani, teknologji e re fare. Videowall të rinj fare, video wall jo led wall….çdo gjë në vendin e vetë”,shprehet skenografi, Fatmir Minga.
Në shëtitjen përreth studios Nova, me skenografin veteran të Top Channel , Fatmir Mingën zbulojmë studiot më bashkëkohore televizive, duke lënë pas epokën e studiove klasike dhe të vogla. Ndalemi në shtëpinë e emisionit të Luana Vjollcës, e konceptuar plot larmishmëri ngjyrash si netët argëtuese që përcjell ajo të shtunave.
“Kjo është një nga mega studiot kushtuar një prej emisioneve që pati sukses vjet ‘Shiko kush luan’. Duke patur çdo emision shtëpinë e vetë”, shton Minga.
Në po të njëjtën hapësirë, brenda Studios Nova, do të zhvillohet edhe emisioni ‘Hells Kitchen’.
“Vazhdojmë të jemi te Nova, kjo është një tjetër studio e madhe e dedikuar për Hell’s Kitchen. Duke parë që ishte një emision vërtet i suksesshëm vjet, u mendua të bëhej një investim shumë i madh për këtë lloj emisioni dhe na u dha një hapësirë maksimalisht e madhe. Ky ka dy ngjyra si dy ekipet. Këtu është ideuar kuzhina kaq e madhe që se kanë as kuzhinat reale, po e ka televizioni. Ka një restorant ku ndiqet gjithë aksioni çfarë ndodh këtu. Kjo është zemra e të gjithë emisionit, ndërkohë aty lart është konceptuar që mjeshtri Renato sheh aksionin nga dritaret”, tha Fatmir Minga.
Bashkangjitur Vitrinës së Librit, një rubrikë tjetër do i shtohet programacionit të Top Channel. Një ide gjeniale me studio të dedikuar po në ambjentet e Studio Nova, e konceptuar si galeri arti për veprat e rralla të piktorëve me emër. Vijon ende puna.
Ndërkaq, befasitë nuk mbarojnë. Big Brother do të rikthehet. Por ndryshe nga çdo herë puna për shtëpinë e Big Brother 10 ka nisur në territorin e televizionit Top Channel; pikërisht brenda studios Nova.
“Jemi në ambientet ku posa kanë filluar punimet e BIG Brother-it. Kam një kënaqësi të them sepse për Big Brother është hera e parë që kthehet në shtëpi, gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një BIG BROTHER I madh sic di të bëjë TOP CHANNEL , me studio gjigande dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale”, përfundon Fatmir Minga.
Top Channel