Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, që mbahet në Parlamentin Europian në Bruksel, nënkryetari i delegacionit nga opozita, Genc Pollo kërkoi që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla.

“Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave. Eurodeputetët janë të sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Balla është pasardhës i denjë i Tahirit në këtë komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues.

Drejtuesja e komisionit kritikoi Pollon, ndërsa përfaqësuesit e opozitës u larguan nga salla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA