Banorët e fshatit Gur të njësisë administrative Remas thonë se janë në prag katastrofe mjedisore dhe për këtë fajësojnë hedhjen e mbeturinave nga bashkia Divjakë në një nga zonat e e mbrojtura, 500 metra prej lagunës së Karavastasë.
Prej më shumë se 4 vitesh bashkia Divjakë shkarkon këtu kamionët me mbetjet e grumbulluara në të gjithë zonën e Divjakës.
Ujërat që kalojnë nëpër plehra nga kodra zbresin në tokat e fermerëve e më pas përfundojnë në lagunë nëpërmjet kanaleve.
Hedhja e mbeturinave në këtë zonë është e paligjshme. Në vitin 2014 këshilli i komunës Remas vendosi që ta kthente këtë vend në pikë grumbullimi për mbetjet e bizneseve por nuk u miratua nga ana e ish nënprefektit të Lushnjes Ilir Dervishi, pasi komuna nuk e kishte në pronësinë e saj këtë vend.
Top Channel