Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm mund ta shijojë në Gjermani, aty ku ndodhet për momentin, daljen nga drejtësia me vullnetin e tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit u shpreh pro ish-kreu të akuzës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vettingut. Që do të thotë se ndaj Adriatik Llallës nuk do ketë Vetting, një lajm i mirë ky jo vetëm për Llallën, por edhe për këdo të dorëhequr deri më tani.

Por shkalla e dyte e Vettingut shtoi diçka në vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që mesa duket ishte harruar edhe pse ligji e thotë qartë. Bëhet fjalë për ndalimin që i bëhet Adriatik Llallës për të qenë pjesë e drejtësisë deri në 2033.

“Kjo kategori subjektet i ndalohet kthimi në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme”, tha gjyqtari Sokol Çomo.

Çështja Llalla u shtrua për gjykim me kërkesë të Komisionerit Publik, që vlerësoi se ai nuk e kishte dorëzuar siç duhet dorëheqjen. Një version ky i kundërshtuar nga avokati Sokol Hazizaj për sa kohë sipas avokatit, Adriatik Llalla e la drejtësinë duke u dorëhequr tek presidenti Ilir Meta që është gjithashtu kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pavarësisht se edhe më herët avokati, Sokol Hazizaj ishte i bindur për fitoren e klientit, në përfundim të seancës, ai e konsideroi këtë një fitore të drejtësisë.

“Mendoj se sot reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë”, tha avokati Hazizaj.

Me gjasë, Komisioneri Publik do tërhiqet nga ankesa për ta çuar Llallën në Gjykatën e Strasburgut, ndërkohë që sfida e radhës për të do te jetë ish-gjyqtarja e lartë, Mirela Fana dhe ish-Prokurori Sulejman Tola, që të dy ata të dorëhequr dhe për rrjedhim të vetëshpëtuar nga hetimi administrativ i Vettingut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA