Rekord historik i Bankës për blerjen e Euro-s, ja sa u morën për të frenuar rënien e monedhës europiane
25/12 17:36
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj tha se papunësia është në shifrat me të ulëta, duke iu referuar dhe raportit të INSTAT.
Në një dalje për mediat nga kryeministria, Ametaj tha se në Shqipëri janë vetëm 12.5 % të papunë.
“Është publikuar sot nga INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajm tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, 12.5 % dhe është një ulje për të gjithë vitet e tranzicionit. Shipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia”, tha Ahmetaj.
Ministri shtoi se këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja pune, dhe vetëm në maj janë bërë më shumë se tre mijë punësime, në bashkëpunim shtet-privat.
Top Channel