Donald Lu përshëndeti dorëzimin e mandatit nga Sajmir Tahiri. “Mirëpresim faktin që Sajmir Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”, tha ai.

Ambasadori amerikan kujtoi edhe një herë emrat e peshqve të mëdhenj, të shpallur në kërkim.

“Urdhër arreste janë lëshuar për Balilin dhe Arbën Çekajn. Ata duhet të kapen. Hetimet po vazhdojnë edhe për Saimir Tahirin si dhe Adriatik llallën. Askush nuk është mbi ligjin. Madje OJQ dhe gazetarët duhet të ndihmojnë publikun të kuptojnë pse këta persona janë të rrezikshëm dhe të ngrenë pritshmëritë se së shpejti do të arrestohen”, tha ambasadori amerikan.

Por ambasadori Lu sot foli edhe me emra konkretë: “Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta politikanë nuk janë më në kuvend apo bashki”

Lu kërkoi edhe ndihmën e shoqërisë civile për ata që i ka cilësuar si “Peshqit e mëdhenj. “Do të isha i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen dhe arrestimin ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj, kriminelë”, tha ai.

Në fund një mesazh kishte edhe politikën dhe organin e akuzës: “Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur, në BE, një të ardhme pa trafik droge, në të cilën qytetarët e zakonshëm, nuk mund të kenë më frikë nga korrupsioni dhe krimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA