Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku është e pranishme edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se hapja e negociatave për Shqipërinë nëse BE do ta miratojë nuk do të vijë si një dhuratë, por do të jetë një instrument për të avancuar më tej.
“Javën e kaluar, Mogherini theksoi se Shqipëria ka një mundësi reale për të ecur përpara drejt hapjes së negociatave. Shqipëria ka një mundësi reale për hapjen e negociatave. Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme me reformën në drejtësi. Muajt në vijim do të jenë intensiv për Shqipërinë. Në momentin që këshilli vendos që bisedimet të vazhdojmë roli i parlamentit do të jetë edhe më i rëndësishëm. Negociatat nuk janë një dhuratë, por janë një instrument”, u shpreh Vlahutin.
Në fjalë e saj ajo vuri në dukje se strategjia për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE rikonfirmon fuqimisht mbështetjen e BE për ta bërë së bashku këtë rrugë.
Teksa vlerësoi Shtetin e së Drejtës si përparësinë kryesore të vendeve të rajonit, Vlahutin vuri në dukje edhe një sërë përparësish të tjera: “E para është Shteti i së Drejtës, që është pika kryesore të që matet perspektivë për në BE. Ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore mes vendeve të rajonit dhe BE. Për sigurinë dhe emigrimin janë parashikuar nisma specifike, ku kryesore do të jetë shkëmbimi informacionit. Në fushën socio-ekonomike BE do të fusë një skemë të re që do të nxisin investime private. Do të lehtësohet më tej tregtia mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërlidhja, Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet e BE dhe kjo e bën të rëndësishme ndërlidhje në fushën e transportit, energjisë dhe fushën dixhitale”.
Vlahutin gjithashtu bëri me dije se axhenda e bashkëpunimit do të jetë edhe kryefjala e samitit që do të zhvillohet në muajin maj në Sofje.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi se situata brenda BE nuk është në favor të Ballkanit, por vendosja e një afati dhe një date në horizont i motivon vendet kandidate. Situata brenda BE nuk është në favor të Ballkanit, prandaj përshëndesim qasjen e KE në këtë drejtim. Strategjia e zgjerimit të vendeve të BE ofron një horizont të 2025. Pasja e kalendarëve veçse i motivon vendet e Ballkanit për të ecur me reformat” tha ai.
Më tej, Bushati tha se Shqipëria pret rekomandimin në prill. “Mbetemi me shpresë që në prill komisioni do të rekomandojë nisjen e këtij procesi bazuar mbi logjikën e rekomandimit të 2016. Besojmë që KE do të përshkruajë reformat në dy vitet e fundit”, tha Bushati.
Ministri Bushati tha se reforma në drejtësi do të vendos edhe një standard të ri për fqinjët, ndërsa tha se është bërë progres edhe në reformën e administratës publike. “Shqipëria ka kohë që ka një strategji dhe tani jemi në fazën e zbatimit të reformës në drejtësi. Kjo reformë do të vendosë një standard të ri edhe për fqinjët. Kemi bërë një progres të qënësishëm në reformën e administratës publike. Reformat në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut, janë dëshmi e angazhimeve që ka marrë Shqipëria në këtë proces”, tha Bushati.
Top Channel