Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite nuk kanë qenë asnjëherë të ngrohta, madje dy vendet janë përplasur fort në të shkuarën në luftën për influencë në Lindjen e Mesme.
Por, së fundmi, pjesë e kësaj përplasjeje janë bërë edhe telenovelat.
Rrjeti më i madh televiziv në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, MBC vendosi që të mos transmetojë më asnjë telenovelë turke.
Vendimi është marrë pa dhënë asnjë detaj dhe në rrjetet sociale, ndjekësit e këtyre telenovelave mundohen që të gjejnë përgjigjet, ndërsa nga vetë MBC nuk ka asnjë komunikim zyrtar për këtë hap.
Turqia është vendi i dytë eksportues i telenovelave në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Shikueshmëria e tyre shkon nga Azia Lindore, Lindjen e Mesme, Mesdhe e deri në Amerikën Latine.
Top Channel