Kokaina e sekuestruar këtë të mërkurë në Durrrës ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane.
Top Channel ka siguruar imazhe të 528 pakove të sekuestruara nga policia në aksionin e koduar “Last Snow”.
Kokaina ishte e mbledhur me natriban dhe policia thotë se ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga kompania “Arbi Garden”.
Në pranga kanë rënë dy 25 vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A. Ç. është shpallur në kërkim.
Sasia e drogës dyshohet lidhet një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.
Drejtoria vendore e policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.
Top Channel