Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi vetëm me votat e e mazhorancës projekt ligjin që autorizon qeverinë për të negociuar një kontratë koncesionare për ndërtimin e një aeroporti të ri ndërkombëtar në Vlorë.

Ministri i Infrastrukturës Gjiknuri tha se oferta konsorciumit turk është serioze dhe se investimi i kalon 100 milion euro. Gjiknuri tha se nuk mund të jepen detaje mbi ofertën pasi mund të cenohen bisedimet.

“Oferta ka karakter konfidencial dhe sa të përfundojmë negocimin, të dhënat nuk mund të bëhen publike”, tha Gjiknuri.

Për opozitën që votoi kundër ka mungesë transparence, ndërkohë që Parlamentit i kërkohet vetëm autorizimi për negocimin e kontratës.

“Ne nuk na interesojnë shumë cilësitë serioze, ne na duhet qeveria të jetë serioze.Kemi parë kryeministrin me vizita në Turqi dhe sapo del thotë i kërkova mikut për aeroportin”, tha Florion Mima.

Gjiknuri pranoi se investimi mbart rreziqe fiskale por ato sipas tij janë minimale.

“Ne me këtë projekt marrim një risk minimal fiskal, si çdo projekt tjetër”, tha Gjiknuri.

Top Channel ka mësuar se qeveria do i garantojë konsorciumit privat, një nivel dysheme të ardhurash vjetore, sipas një formule koncesioni të ngjashme me atë të mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës. Nëse kjo e ardhur nuk arrihet nga shfrytëzimi i aeroportit, atëherë qeveria i paguan kompanive private diferencën nga buxheti i shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA