Kallëzimi i Dritan Ginës për shpërdorim detyre ndaj kryeprokurores Arta Marku do të shqyrtohet nga Prokuroria e Durrësit.

Ka qenë ky vendim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke pasur parasysh që vetë Gina tashmë është prokuror në Tiranë.

Më 10 janar, Gina paditi kryeprokuroren e përkohshme për shpërdorim detyre, pasi e shkarkoi si kreun e Prokurorisë në Elbasan, duke e emëruar në organin e akuzës së Tiranës.

Ndërkaq, një padi kundër Markut kishte bërë edhe drejtuesja e njësisë së dekriminalizimit, Rovena Gashi, bashkëshorte e prokurorit Gina. Kryeprokurorja vendosi disa lëvizje në prokuroritë e rretheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA