51 shtetas shqiptarë janë deportuar në 24 orët e fundit nga Policia Kufitare dhe 35 të tjera u është refuzuar kalimi i kufirit për në zonën Shengen pasi nuk plotësonin kriteret e kërkuara.

Policia e Shtetit njofton se në një rast, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale të braktisjes së fëmijës, pasi personi në fjalë, një 57-vjeçar ka udhëtuar me djalin e tij minoren në drejtim të Italisë, e më pas është kthyer pa të për në Shqipëri.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë, pasi në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA