Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ai i Bujqësisë, Niko Peleshi, kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka qënë në urën e Mifolit në Fier, një nga zonat kritike nga përmbytjet.

Rama tha se pritet një fryrje e mëtejshme e Vjosës, duke i kërkuar banorëve ti përgjigjen kërkesës për evakuim. “Përsëris apelin që të gjithë qytetarët në zonat e paralajmëruara si zona të prekshme në vijim, pasi parashihet një fryrje e mëtejshme dhe sipas të gjitha gjasave, masive e lumit të Vjosës nga prurjet që vijnë përtej kufirit dhe që sjellin prekjen e shumë zonave në këtë pellg, në mënyrë që të jenë vazhdimisht të vëmendshëm dhe t’i përgjigjen siç duhet kërkesës së strukturave për tu evakuuar. Ministria e Bujqësisë, e Infrastrukturës dhe Shëndetësisë janë po ashtu të angazhuara të shpëtojmë jetën e njerëzve, të shpëtojmë sa të mundemi bagëtitë dhe pastaj kur del dielli vjen pjesa tjetër e bilanceve dhe përpjekjeve për riparim”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se situata ishte e paralajmëruar dhe ka gatishmëri maksimale, të nxjerra nga eksperiencat e shkuara. “Kemi gatishmëri maksimale pasi kemi nxjerrë mësime të eksperiencave të shkuara dhe kalimin e emergjencave civile në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes ka përfitueshmërinë e vet. Situata ishte e paralajmëruar”, tha kryeministri.

Ai shprehu mirënjohjen për mirëkuptimin e kreut të opozitës Lulzim Basha për ndërprerjen e seancës një ditë më parë për të qënë siç tha Rama “në krye të detyrës”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA