Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtatë personat e arrestuar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Të shtatë këta persona u ndaluan nga Policia e Shkodrës më 18 nëntor. Policia tha se operacioni ishte finalizimi i një hetimi disamujor me aplikimin e metodave speciale hetimore.

Në pranga përfunduan shtetasit Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër dhe i dënuar më parë, Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush të Shkodrës si dhe pesë femra të moshës nga 25 deri në 33 vjeç, ndërsa procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Policia tha se shtetasi Rinard Tota dyshohet si drejtuesi i grupit dhe personi që prej kohësh organizonte shfrytëzimin e pesë shtetaseve të ndaluara për qëllime prostitucioni në lokalin e tij “Tata” në qytetin e Shkodrës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale ambientin trikatësh në pronësi të Rinard Totës, dy automjete, një Benz dhe një Land Rover, po në pronësi të tij, një armë zjarri e llojit pistoletë, shtatë ora dore dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterishë të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA