Përcillet për në banesën e fundit, Sokol Baraj, ish-kreu i policisë në ‘97

10/03/2017 00:00

Miq kolegë dhe të afërm i dhanë lamtumiren e fundit Sokol Bares , i cili u nda papritur nga jeta ne moshën 53 vjeçare pas një ataku në zemër.

Homazhet e Lamtumirës u zhvilluan ne ambientet e Policisë së Shtetit, të cilën Sokol Baraj e drejtoi si drejtor i përgjithshëm i saj në vitin 1997.

Sokol Baraj më herët  ka shërbyer edhe si zëvendës ministër i Brendshëm dhe shef komisariati. Pas vitit të vështirë të 1997, Sokol Baraj ishte këshilltar pranë kryeministrit për çështje të rendit dhe sigurisë publike.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se Sokol Baraj ka sakrifikuar gjithçka atëherë kur vendi ynë ishte në situatë të vështirë, e të jashtëzakonshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA