Superiorja, Kukësi dhe Flamurtari e nisin me fitore fazën e tretë

31/01/2016 00:00

Kukësi dhe Flamurtari e nisin me këmbë të mbarë fazën e tretë të Superiores.

Verilindorët e drejtuar nga Klodian Duro mposhtën 3-0 Bylisin dhe falë humbjes së Teutës ngjiten sërish në vendin e 4-t.

Protagonisti i fitores në “Zeqir Ymeri”, ishte Izair Emini, i cili shënoi 2 gola në debutimin e tij me fanellën e Kukësit.

Goli i tretë i kroatit Dvornekovic vulosi ndeshjen, ndërkohë që mban Bylisin në vendin e parafundit në klasifikim.

Skuadrave fituese të javës së 19 i është bashkuar edhe Flamurtari, i cili mundi 1-0 Teutën.

Goli i Grecës në pjesën e dytë i jep mundësinë Flamurtarit të shkëputet nga fundi i tabelës dhe njëkohësisht i dhuron trajnerit Zekerija Ramadani fitoren e parë si trajner i skuadrës vlonjate. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA