I është dhënë lamtumira e fundit diplomatit Petrit Bushati, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Pranë ambienteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë mbajtur homazhe në nderim të emrit dhe punës së tij. Të afërm, miq, politikanë të majtë e të djathtë kanë bërë homazhe për Petrit Bushatin, i cili së fundmi shërbente si ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Karriera e tij ka spikatur si përfaqësues i Shqipërisë në disa seli diplomatike, si ambasador në Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë, Islandë dhe SHBA për disa vite. Pas këtij misioni, ai emërohet në rajon, ku ka edhe kontributin më të madh. Në 2002-2006 ishte ambasador në Beograd, ndërsa prej fillimit të këtij viti u emërua si ambasador në Maqedoni.

Por, kontributi i Petrit Bushatit është i spikatur edhe në organizata të rëndësishme rajonale ku ka përfaqësuar Shqipërinë, si ajo e Detit të ZI, UNHCR, Këshilli i Europës, OSBE si dhe sekretar i parë në misionin e përhershëm të Shqipërisë në OKB.

Është i njohur angazhimi i tij diplomatik dhe publik gjatë Luftës së Kosovës, ku zoti Bushati mbante detyrën e ambasadorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA