Korçë, projekt për rijetësimin e kishës bizantine

30/09/2013 00:00

Kisha e Shën Triadhës në Tudas të Korçës është një nga objektet kishtare nga më të vjetrat në Shqipëri.

Ajo është ndërtuar në vitin 1470, ndërsa zona nuk ishte e pushtuar ende nga Perandoria Osmane dhe është e stilit bizantin. Sipas historisë kisha është ndërtuar nga Ana Muzaka, gjyshja e Gjon Muzakës.

Kjo kishë e dëmtuar shumë rëndë nga koha rrezikonte shembjen tërësore, por së fundmi ka nisur riparimi nga nje bashkëpunim mes Mitropolisë së Korçës dhe Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës.

“Ka filluar më në fund ndërhyrja emergjente që kjo kishë të mbahet në këmbë dhe të shpëtojë nga shkatërrimi. Është një monument kulture e rëndësisë së vecantë dhe mendoj që  në të ardhmen jo të largët, mendoj në pranverën që vjen, nëse do të gjendet mundësia për një financim për afreskun”, thotë Vasillaq Kolovica nga Monumentet e Kulturës Korçë.

Për restaurimin e saj janë shumë të interesuar edhe vetë banorët e zonës për të cilët kisha e Shën Triadhës ka një simbolikë të veçantë.

“Këtë dimër kjo kishë do të ishte shkatërruar komplet, por falë nismës tonë si komunë, Drejtorisë së Monumenteve të Qarkut Korçë që bëmë të nisnin punimet këto ditë për ta riparuar në mënyrë të pjesshme”, deklaron Shefki Molla, kryetar i Komunës Lekas.

Kisha bizantine ka edhe një larmi pikturash të dëmtuara nga koha. Edhe për to do nisë një projekt për rijetësimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA