Roshi dhe Vajushi, talentet e sezonit
03/06/2011 15:30
Odise Roshi dhe Armando Vajushi kanë ndarë çmimin e parë si Talenti më i Mirë i Sezonit në Superligë, trofe ky që jepet nga shoqata “ Sporti na bashkon”.
20-vjeçari fierak Roshi, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me gjermanët e Këlnit, ka luajtur 2 sezone me skuadrën e Flamurtarit me të cilën shënoi 8 gola. Roshi ka marrë vota të barabarta me shkodranin Vajushi, i cili duke filluar nga sot do të jetë një lojtar i skuadrës kroate të Hajdukut të Spilit.
Në vend të dytë është renditur sulmuesi i Laçit, Vilfor Hysa, ndërsa në të tretin sulmuesi i Teutës Brunild Pepa, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola me fanelën e skuadrës durrsake.
Top Channel