Portieri shqiptar i skuadres ruse Terek Grozni, Ilion Lika, ka tri jave qe eshte ne Maqedoni. Do te qendroje edhe per dy jave dhe pastaj do te kthehet ne Rusi, per t’iu bashkuar skuadres se tij.
“Para tre muajsh, ne nje stervitje, kam demtuar ‘tendinen e Akilit’ (thembren) te kembes se djathte dhe prej atij momenti
i kam munguar ekipit.Planet kane qene te sherohem ne Belgjike, por per arsye te dokumenteve erdha ne Maqedoni. Kete zgjedhje e preferuan menaxheret e mi”, e nis rrefimin Lika, i cili me kenaqesi pranoi te jape nje interviste per gazeten
shqiptare ne Maqedoni,“Lajm”.
Gjendja e tij eshte permiresuar ndjeshem dhe prej pak kohesh ka filluar stervitjen me ngarkese te lehte. “Jam shume me mire.
Kam fi lluar te bej stervitje te lehta me fitnes. U bene tri jave qe jam ne Maqedoni, me kane mbetur edhe dy te tjera.
Shpresoj se ne skuader do te kthehem ne fillim te qershorit.Edhe me klubin jam ne kontakte te vazhdueshme. Ata
ne çdo moment interesohen per gjendjen time shendetesore”, pohon Lika.
Ne Rusi ka nisur kampionati. Portieri i dyte i Kombetares shqiptare flet edhe per objektivat e skuadres se tij, por edhe
per favoritet ne luften per titullin ne kampionatin rus.
“Ne patem nje start te mire, por ne vazhdim kemi shume ulje-ngritje. Objektivi yne eshte te kapim nje vend qe te çon ne Kupen UEFA, edhe pse kjo eshte e veshtire te arrihet. Sa i perket ekipeve qe pretendojne titullin, dua te veçoj CSKA-ne e Moskes,
e cila mendoj se do te fitoje kampionatin. Kontrata e Likes te Terek Grozni eshte ne vitin e fundit te saj, por rinovimi
per portierin shqiptar duket se do te jete nje çeshtje formaliteti.
“Ka shume mundesi te rinovoj edhe per dy vite te tjera”, nenvizon portieri, i cili shpreson te rikthehet edhe ne kombetare sa me shpejt qe te jete e mundur.
Top Channel