E shtunë, 20 Dhjetor 2025
15:07
“Çmenduria” fillon në kontinentin afrikan: “Faraonët” rekordmenët e trofeut, por skuadra e Salah nuk është favoritë

Me gjithë respektin për anglezët dhe Ditën e tyre të Boksit që gjithësesi i referohet futbollit, gara më emocionuese e futbollit që zakonisht zhvillohet çdo dy vjet në janar është Kupa e Kombeve Afrikane. Luhet për 68 vjet dhe luhet kur djepi i futbollit, Evropa, është e mbuluar nga dëbora.

14:56
Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: Mbështetja u rikonfirmua

Pas lajmit se presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes ku është përfshirë edhe Kosova, Ambasada e saj në Uashington reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.

14:39
Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh në Vlorë, ku iu vu eksploziv në derën e shëpisë 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos.

14:25
Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

Rrëzimi i një droni pranë një fushe djerrë në Balıkesir të Turqisë, ka ngritur nëse pas tij fshihet Kremlini, dhe një përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin për të testuar durimin e homologut turk, Recep Tayyip Erdogan.

14:18
Milik, ndeshja e fundit zyrtare në vitin 2024 ndaj Monzës/ Mbrëmja e festës në “Allianz Stadium”

Për të gjetur ndeshjen e fundit zyrtare të luajtur nga Arkadiusz Milik, duhet të kthehemi pas në kohë, dy sezone më parë. Ishte viti 2024 dhe kundërshtari i fundit i sulmuesit polak ishte Monza, në një mbrëmje të veçantë në “Allianz Stadium”.

14:08
“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein dhe porositë që u jepte rekrutuesve të viktimave: Specifikonte racën dhe…

Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dje hedhin dritë mbi kërkesat tronditëse që Jeffrey Epstein bëri për vajzat e mitura, të cilat ai u kërkoi “bashkëpunëtorëve” të tij t’ia siguronin me një ritëm konstant në mënyrë që t’i shfrytëzonte seksualisht.

14:04
Me këngë dhe humor, këngëtari i teatrit Petro Marko Viktor Tahiraj, rikthehet pas 17 vitesh emigrim

Këngëtarin e muzikës së lehtë vlonjate, Viktor Tahiraj e gjen thuajse çdo ditë në teatrin “Petro Marko”, duke punuar me pasion dhe përkushtim.

14:00
EMRI/ Vjedhja me dhunë në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja shqiptare, e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë.

14:00
Theo Hernandez i ashpër ndaj Milanit: Përveç Ibras, çdo gjëje tjetër ia ndjej mungesën. Rikthim? Jo sa të jenë disa persona

Largimi i Theo Hernandez nga Milani ishte i dhimbshëm dhe i ndërlikuar, një ndarje që u konsumua gjatë një vere të trazuar. Nga Riadi, ku Milani u eliminua nga Napoli në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, ish-mbrojtësi i kuqezinjve ka folur për herë të parë hapur për divorcin pas gjashtë sezonesh të mbushura me suksese, emocione, por edhe tensione.

13:58
Festat gjallërojnë Gjirokastrën, më së shumti ambientet festive të qytetit vizitohen nga turistët e huaj

Atmosfera e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ka gjallëruar qytetin e Gjirokastrës.

13:52
Dashuria e pakufizuar për tokën, fermeri nga Lezha që asgjë nuk e pengon të vijojë punën me bujqësinë

Ky është Gëzim Loci. Prej 25 vitesh jeton me aftësi të kufizuar, por asnjëherë me kufij në punë. Nga një stallë e vogël pranë shtëpisë, ai ka ndërtuar me duart e tij një histori force, dinjiteti dhe shprese në bujqësinë e Lezhës.

13:52
E kallëzoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz.

13:47
Inter, mallkimi i penalltive vazhdon/ Fitorja e fundit në vitin 2017, Chivu shpjegon pse nuk gjuajtën Calhanoglu dhe Pio Esposito

Interi vazhdon të përjetojë një periudhë të errët sa i përket penalltive. Humbja ndaj Bolognës në Superkupë e ka konfirmuar edhe një herë këtë problem, duke i dhënë fund ëndrrës për trofe në vitin 2025 për skuadrën e drejtuar nga Cristian Chivu.

13:44
Ndotja nga metalurgjia, mbetjet që lëshohen në tokë po kontaminojnë edhe prodhimet bujqësore

Tokat bujqësore në Elbasan po dëmtohen nga metalet e rënda dhe prodhimi i ferrokromit.

13:38
Teuta reagon ashpër pas incidentit në Vlorë: Skandal dhe dhunë ndaj futbollistëve tanë, FSHF të marrë masa

Klubi i Teutës ka reaguar pas episodeve të rënda të ndodhura në ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtarit në Vlorë. Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, klubi durrsak e ka cilësuar situatën si një skandal dhe i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të ndërhyjë me masa konkrete.

13:34
“E patë ku përfundoi Shabani”, Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës

Sali Berisha thotë se PD i ka ‘dyert’ e hapura për bashkëpunim me Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, por shton se ambiguiteti tregon se po bëjnë opozitë të opozitës.

13:30
Mjegulla ‘mbulon’ segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Policia e Kukësit u bën apel drejtuesve të mjeteve për më shumë kujdes në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë.

13:11
Berisha thirrje qytetarëve për revoltë në 22 Dhjetor: Nuk ndalemi deri sa të largojmë Ramën

Kreu i demokratëve doli këtë të shtunë në një komunikim online më ndjekësit e tij virtualë, duke iu përgjigjur pyetjeve që ata i adresonin.

12:42
Parkuan mjetet poshtë banesave, banorët e lagjes 4 në Sarandë i gjejnë në mëngjes… me goma të çara

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë mesnatës të së shtunës në Sarandë.

12:10
Incidente te protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, i shtyjnë me forcë

Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po mban protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë.

11:46
Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, 5 anëtarët e PD: Vlerësojmë integritetin e prokurorëve, dje morëm dosjen ‘Balluku’, por…

Një ditë pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pesë anëtaret e PD të këtij Këshilli kanë dalë sot në një deklaratë për mediat.

11:24
Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Gjykata e Apelit të Venecias ka përmbys vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke dënuar me 215 vite burg anëtarët e një prej bandave më famëkeqe në Itali.

11:09
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen 2 pasagjerët

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Rrëmbec të Maliqit.

10:44
Monopoli i Allajbeut në Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës: E kemi vjelë gjobën 400 mije euro, nuk e hetuam tani sepse…

Autoriteti i konkurrencës ka reaguar sot pas lajmit të një dite më parë në Top Channel se teksa ka gjobitur gjashtë kompani të grumbullimit të fruta perimeve, ka falur monopolin e Klodian Allajbeut, tregun më të madh agro-ushqimor në vend.

10:28
Përplasi 50-vjeçarin teksa drejtonte mjetin i dehur, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier pasi pasditen e ditës së djeshme ka përplasur një 50-vjeçar që drejtonte një mjet bujqësor.

10:04
SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore kundër grupit ISIS në Siri të shtunën në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e dy ushtarëve amerikanë në një sulm terrorist në pjesën qendrore të vendit të shtunën e kaluar, duke përmbushur një premtim të Presidentit Donald Trump.

09:50
Transportonte në një valixhe një kallashnikov që donte ta shiste, arrestohet 24-vjeçari pranë terminalit të autobusëve në Tiranë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”. Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së […]

09:35
Rusia përgjigjet pas sulmit ukrainas ndaj një cisterne nafte në Mesdhe, godet portin e Odesës, 7 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një sulm me raketa ruse vrau shtatë persona dhe plagosi 15 të tjerë në rajonin e Odesës, thanë autoritetet ukrainase, në një sulm që besohet të jetë hakmarrje për sulmin e Ukrainës ndaj një cisterne ruse nafte në Mesdhe.

09:21
U kap me mbi 1 kg kanabis në formë xhelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë gjelatine.

09:06
4 emigrantë ilegalë humbin jetën në qendrat e imigracionit, numri i vdekjeve kap shifra rekord, 30 për vitin 2025

Katër emigrantë humbën jetën ndërsa mbaheshin në mjediset ku u transferuan nga policia e imigracionit këtë javë, sipas njoftimeve për shtyp të ICE të lëshuara të enjten, ndërsa vdekjet e shtetasve të huaj në vitin 2025 arritën numrin e tyre më të lartë në 20 vjet.

08:52
Vrau 72 civilë gjatë luftës kundër guerrilsave, dënohet me 20 vite burg ish-koloneli kolumbian

Një gjykatë speciale në Kolumbi, e lindur nga marrëveshja e paqes e nënshkruar me ish-grupin rebel FARC në vitin 2016, ka dënuar një ish-oficer të lartë ushtarak me 20 vjet burg për 72 vrasje të civilëve që dhe rebelëve të çarmatosur.

08:39
Ushtria izraelite godet një shkollë në rripin e Gazës, humbin jetën 5 persona, mes tyre edhe fëmijë

Mbrojtja Civile e Gazës tha të premten se një sulm izraelit ndaj një shkolle të shndërruar në strehë për palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës vrau pesë persona, përfshirë fëmijë, ndërsa ushtria izraelite tha se hapi zjarr ndaj anëtarëve të dyshuar të Hamasit.

08:26
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

Gjykata kushtetuese ka vendosur datën se kur do të shqyrtojë në seancë plenare çështjen ndaj Arben Frrokut i dënuar nga gjykata e lartë me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

08:09
Ishte i akuzuar për spiunazh për llogari të Izraelit, Irani ekzekuton studentin 27-vjeçar

Irani ekzekutoi të shtunën një student që e akuzoi për spiunazh për Izraelin dhe lidhje me grupet opozitare iraniane, raportoi agjencia e lajmeve Mizan e gjyqësorit.

07:57
Bisedime sekrete në SHBA mes negociatorëve të Trump dhe Putin, në fokus plani i fundit i paqes i përpiluar nga Ukraina dhe udhëheqësit europianë

I dërguari special i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, po udhëton për në Miami për t’u takuar me të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin dhe këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, tha një burim qeveritar rus për Reuters.

07:45
Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’: Administrata Trump po mundohet të fshehë provat

Ditën e djeshme Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi mijëra faqe me foto dhe prova që lidhen me të dënuarin për abuzim seksual dhe prostitucion Jeffrey Epstein, duke përfshirë foto të Bill Clinton me Ghislaine Maxwell dhe personazhe të tjerë të famshëm.

07:22
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi

Gjashtë ushtarë kolumbianë u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të orkestruar nga grupi me dronë e mjete shpërthyese në bazën ushtarake, pranë kufirit me Venezuelën.

07:10
Ditë e kthjellët me vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.

01:27
Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?

Eliminimi nga Superkupa po ngre kambanat e alarmit dhe ideja është të sjellësh një qendërmbrojtës në formë huazimi. Lojtarë të rinj: Arizala është ndëshkuar me karton të verdhë, por mbajeni nën vëzhgim Kostiçin.

01:19
Gravina për çështjen Allegri-Oriali: Një turp, humbësi i vetëm këtu është futbolli

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, iu rikthye çështjes që përfshinte trajnerin e Milanit dhe asistentin e Antonio Contes.

01:02
Salah u kërkon falje shokëve të skuadrës së Liverpoolit për shpërthimin e tij…

Në deklaratat e tij, sulmuesi egjiptian kishte thënë se po trajtohej si kurban për fillimin e dobët të sezonit të Liverpoolit.

00:02
Gimenez operohet dhe jep lajmin e mirë: Gjithçka shkoi sipas parashikimeve, tani koha për t’u kthyer më i fortë

Pas më tepër se një muaji tentativash për të evituar operacionin u duk e pamundur dhe i pashmangshëm, për Santiago Gimenez-in, sulmuesin meksikan të Milanit.

E premte, 19 Dhjetor 2025
23:33
“Ulu, idiot,” i tha Allegri Orialit. Pastaj ndërhyri Conte: ja çfarë thanë…

Tensioni është shumë i lartë midis dy pankinave me Maxin, i cili e ekzagjeroi duke thënë fjalë ofenduese ndaj trajnerit napolitan.

23:14
Arrihet marrëveshja mes Milanit dhe West Ham, detajet e reja, Füllkrug do të jetë në dispozicion të Allegrit më 8 janar

Marrëveshja është pothuajse e përfunduar, do të jetë një huazim me mundësi blerjeje. Allegri do ta ketë sulmuesin e tij të ri për ndeshjen kundër Genoas më 8 janar.

22:50
Foto/ Kreu marrëdhënie me 100 persona në 24 orë, ylli i filmave për të rritur transferohet në fshatin e “VIP”-ave në Angli, fqinjët ankohen

Banorët e një fshati të qetë në Angli janë befasuar pas blerjes së një vile luksoze me vlerë rreth 1.1 milion paund nga Lily Phillips, një krijuese britanike e njohur për përmbajtje për të rritur në platformat online, e cila u bë e famshme për deklaratën e saj se kreu marrëdhënie me 100 persona në 24 orë.

22:40
“E ke kthyer shtëpinë në morg”/ 50 pemë Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, ndjekësit kritikojnë ashpër Kim Kardashian

Kim Kardashian ka habitur ndjekësit e saj me një dekor të jashtëzakonshëm festiv në rezidencën e saj luksoze në Hidden Hills, Los Angeles.

22:39
Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët

Mësohen detaje të reja nga mbledhja 5 orëshe në Këshillin e Mandative. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se në USB me prova për Belinda Ballukun janë rreth 16 mijë faqe.

22:35
Gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’, zbardhen detaje nga diskutimet me dyer të mbyllura, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas…

Detaje të reja zbardhen nga mbledhja me dyer të mbyllura për gati 5 orë sot e Këshillit të Mandateve.

22:35
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Pas 5 orësh diskutimesh, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Shtyhet pa një vendim mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku sot u shqyrtua për 5 orë heqja e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

22:30
Administrata Trump mban “fjalën”, nis publikimi i dosjeve Epstein/ Çfarë pritet të ndodhë në SHBA

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur publikimin e të ashtuquajturave “dosjet Epstein”, pas muajsh debatesh politike, presioni publik dhe përpjekjesh për të shmangur vëmendjen mbi lidhjet e Presidentit Donald Trump me financierin dhe të dënuarin për trafik seksual, Jeffrey Epstein.

22:28
Barcelona gati t’i “bëjë dalje” Lewandowskit, dyshime të mëdha për gjendjen fizike…edhe moshën

Barcelona po tregohet e kujdesshme sa i përket rinovimit të mundshëm të kontratës me Robert Lewandowskin, me drejtuesit e klubit që nuk kanë ndërmend të nxitojnë për momentin në marrjen e një vendimi për të ardhmen e sulmuesit polak.

22:19
“Lufta kundër regjimit të Maduros, një opsion”/ SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës, Trump: Nuk e përjashtoj mundësinë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë kanë refuzuar të përjashtojnë mundësinë e një konflikti të hapur me Venezuelën.

22:19
SHBA, sanksione të reja në Ballkan/ Bllokim pasurie dhe ndalim vizash për të korruptuarit dhe ata që sjellin destabilizim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur masa të forta ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

22:17
Renditja/ Egnatia përkohësisht në krye, Dinamo rikthehet te fitoret, asgjë nuk ndryshon për Flamurtarin e Teutën

Janë zhvilluar ditën e sotme tre ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Superiores, të shoqëruara me emocione dhe rezultate befasuese.

22:16
Video/ Bologna mbetet makth, Interi eliminohet nga Superkupa pas tre penalltive të humbura

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.

22:13
Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mësohet se gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Imuniteteve, ka folur për një rast të Lulzim Bashës, gjatë kohës që ka qenë ministër. 

22:09
Sulmi me 3 të vrarë dhe 9 të plagosur në Tajvan/ Autori 27-vjeçar hapi zjarr në metro dhe më pas ndërroi jetë, dyshohet se…

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në kryeqytetin taiwanez Taipei, të Tajvan.

21:57
Spektakël me katër gola në Vlorë, Jazxhi i prish festën në frymën e fundit Flamurtarit dhe “rrëmben” një pikë për Teutën

Flamurtari dhe Teuta ndanë pikët në një duel të luftuar në javën e 17-të të Superiores, në një barazim me katër gola.

21:26
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë, pretendohet goditja ndaj autorit të golit të Teutës, Muço Boçi

Skandal në stadiumin Flamurtari të Vlorës ku po zhvillohej ndeshja Flamurtari-Teuta.

21:21
I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…

Një burrë 59-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se përdhunojë punonjësen e tij 24-vjeçare, pasi i ka dhënë asaj të ashtuquajturën “droga e përdhunimit” në ambientet e kompanisë.

21:18
Analiza/ “Derrat e Putinit”, pse shefi i Kremlinit po dështon në luftë dhe po fiton terren në Perëndim

Nga La Repubblica

21:17
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në stadiumin Flamurtari të Vlorës ku po zhvillohej ndeshja Flamurtari-Teuta.

21:15
“Po, jam i dashuruar”/ Putin shokon me përgjigjen e tij, media britanike ngre hipotezën e bujshme: Për cilën nga të dashurat e ka

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkaktuar reagime dhe spekulime të shumta pasi deklaroi publikisht se është “i dashuruar”, pa zbuluar identitetin e personit për të cilin bëhet fjalë.

21:07
Rabiot pas humbjes së Milanit ndaj Napolit: Duhet të rifitojmë kohezionin, arbitrat nuk po e bëjnë punën e tyre

Adrien Rabiot nuk e fsheh zhgënjimin pas eliminimit të Milanit nga Napoli në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë në Riad.

20:55
Operacioni kundër trafikimit të drogës në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar ditën e sotme aktoren Ezgi Eyupoglu dhe shtatë persona të tjerë pas një hetim për drogë në Stamboll.

20:53
“Nuk do zbulohen të gjitha dokumentet”/ Vijojnë debatet për dosjet “Epstein”, demokratët akuzojnë Trump për vendimin

Anëtarët më të lartë të komiteteve të mbikëqyrjes dhe drejtësisë në Kongres, Robert Garcia dhe Jamie Raskin, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të administratës Trump për të mos publikuar të gjitha dokumentet mbi çështjen Jeffrey Epstein.

20:42
Stafi i Luvrit pezullon grevën, rihapet plotësisht për vizitorët muzeu më i vizituar në botë

Muzeu i Luvrit në Paris u rihap plotësisht këtë të premte, pasi punonjësit votuan për të pezulluar grevën që kishte ndërprerë aksesin në muzeun më të vizituar në botë.

20:38
“Olga, martohu me mua!”, gazetari ndërpret konferencën për shtyp të Putinit dhe e fton atë në dasmë

Konferenca vjetore për shtyp e Presidentit rus Vladimir Putin, e mbajtur të premten në Gostinny Dvor, nuk u karakterizua vetëm nga pyetje serioze për pensionet, ndërtimin dhe luftën në Ukrainë, por edhe nga momente të pazakonta që janë bërë tashmë pjesë e spektaklit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

20:34
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike, grupi dyshohet të jetë i lidhur me Pekinin, përdorën informacionet për…

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë së Jashtme britanike, e cila sipas raportimeve është mbajtur e fshehtë nga autoritetet.

20:27
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Aq shqiptarë sa jetojnë në territorin shqiptar, thuajse po aq jetojnë jashtë.

20:22
“Do jem krah mikut të burrit tim”, bashkëshortja e Charlie Kirk me qëllime të qarta: JD Vance do jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA

Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të njohur amerikan Charlie Kirk, i cili u vra disa muaj më parë ka shpallur mbështetjen e saj për zëvendëspresidentin JD Vance për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

20:13
Tronditëse/ Gjendet i vdekur brenda banesës, policia ngre dyshime për një vrasje ndaj italianit: Një person misterioz na telefonoi

Një burrë është gjetur i pajetë brenda një shtëpie në Itali, ndërsa i janë zbuluar edhe plagë në kokë.

20:09
Putini foli për katër orë, por i tha të gjitha… me një hartë/ Ja deklaratat e tij për Evropën, Zelenskin dhe Trumpin

Konferenca maratonë dhe vjetore katër-orëshe për shtyp e Vladimir Putinit nuk ka shumë lajme të reja për të ofruar.

19:49
Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë, Thiago Silva drejt Milanit është thuajse e kryer

Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë. Dikur Adriano Galliani, pak para rikthimit të Kaká-s te Milani, citonte Antonello Venditti-n me fjalët: “Disa dashuri marrin kthesa të mëdha dhe pastaj kthehen…”.

19:30
Video/ Skandali në azilin e pleqve në Turqi, i moshuari rrihet brutalisht nga kujdestari

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në një azil pleqsh në Turqi, ku pamje filmike tregojnë ushtrimin e dhunës fizike ndaj një të moshuari.

19:22
Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Një fluturim i easyJet nga Spanja për në Londër u vonua për rreth 12 orë, pasi një pasagjere britanike 89-vjeçare u shpall e vdekur në aeroplan pak para nisjes, duke shkaktuar tronditje në fluturim.

19:17
Egnatia thyen Partizanin dhe rimerr kreun të paktën për 24 orë, Dinamo përmbys Vorën në kryeqytet

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores.

19:09
Foto+ Video/ Fermerët grekë vazhdojnë protestat, bllokojnë disa akse kryesore rrugore

Fermerët në Greqi po përshkallëzojnë protestat e tyre duke mbyllur rrugët anësore, dhe duke bllokuar trafikun me kilometra.

19:01
“Është shumë e lehtë të fajësosh Manchester United”/ McTominay flet për aventurën te Napoli: Conte më shtyn gjithmonë përpara

Scott McTominay po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij dhe nuk e fsheh entuziazmin për aventurën në Itali.

18:59
Rusia e gatshme për paqe, Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse Perëndimi na trajton me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se pas luftës në Ukrainë nuk do të ketë më konflikte, nëse Perëndimi trajton Rusinë “me respekt” dhe merr parasysh interesat e saj të sigurisë, duke i quajtur “marrëzi” pretendimet se Moska po planifikon sulme ndaj vendeve evropiane.

18:54
Befason Ronaldo, trupi i frikshëm i 40-vjeçarit që po mahnit Botën e futbollit

Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një fotografi që tregon qartë formën e tij fizike të jashtëzakonshme, pavarësisht se po i afrohet moshës 41-vjeçare.

18:53
Mbledhja e Këshillit të Mandateve me dyer të mbyllura, reagon Gazment Bardhi: U bë për të fshehur të vërtetën, mbështetje e plotë për kërkesën e SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i përket mbledhjes së Këshillit të Mandateve me dyer të mbyllura.

18:47
‘2 euro për të parë Shatërvanin e Trevit’, kryebashkiaku i Romës konfirmon vendimin

Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, konfirmoi se italianët dhe turistët e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shatërvanin e Trevit nga 1 shkurti do të duhet të paguajnë një biletë prej 2 eurosh.

18:44
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen drejtuesit

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

18:32
Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5, moderatori i “Top Talk” heq kollaren në mbyllje të emisionit: Shihemi në shtëpi!

Angelo Haruni konfirmohet zyrtarisht si banori i parë i “Big Brother VIP Albania” 5, i cili nis nesër në ora 21:00 në Top Channel.

18:24
Benz-i përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Berat prané fshatit Velmish.

18:13
Nick Reiner u diagnostikua me skizofreni disa javë para se të vriste prindërit e tij

Sipas tmz.com, Nick Reiner u diagnostikua me skizofreni vetëm disa javë para vrasjeve të tmerrshme të prindërve të tij, Rob dhe Michelle Reiner, dhe ilaçet që ai merrte e bënin të sillej “në mënyrë të çrregullt dhe të rrezikshme”.

18:02
Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

Një tjetër funksionar i dyshuar. Siç rezulton, radha ishte për kryetarin e bashkisë së Shkodrës, i cili është marrë i pandehur, raporton Anila Hoxha.

18:01
Ndryshime në kabinetin qeverisës, ja kush do të jetë zv.ministri i ri Mbrojtjes

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është miratuar edhe emërimi në detyrë i Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes.

17:55
Vendimet e mbledhjes së qeverisë/ Miratohet paga minimale 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari

Kryeministria ka bërë publike vendimet e qeverisë, ku u miratua paga minimale 50 mijë lekë.

17:43
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, pritet të kryejë transplantin e mushkërive

Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, pritet të kryej një transplant mushkërish, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar muajt e fundit.

17:31
Lapaj duke u qethur poshtë Kryeministrisë, Braçe nxjerr videon: Po të doni besojeni, po të doni jo

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ndarë në rrjetet sociale një video të kreut të Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili vijon protestën e tij përpara Kryeministrisë.

17:29
Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi

Eve Air Mobility, njësia elektrike e Embraer, njoftoi se “makina fluturuese” e kompanisë, një prototip pa pilot eVTOL, ka përfunduar fluturimin e saj të parë në qendrën e testimit të Embraer në Gavião Peixoto, në shtetin e São Paulo, Brazil.

17:21
Video/ “Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?” Berisha publikon pamjet nga debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’

Sali Berisha ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

17:19
Tronditje në SHBA/ Drejtësia hap arkivat e Epstein, qindra mijëra dokumente dhe prova pritet të bëhen publike

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së pritet të publikojë sot “disa qindra mijëra dokumente” që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein.

17:14
Furnizimi me ushqim në Gaza po përmirësohet, ekspertët e OKB-së: 100,000 njerëz ende në kushte të rënda

Ekspertët e sigurisë ushqimore të mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se furnizimi me ushqim në Gaza ka filluar të përmirësohet që nga shpallja e armëpushimit, por ende 100,000 njerëz po përjetojnë kushte “katastrofike” të pasigurisë ushqimore.

17:05
Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca zvarrit procesin, provat duhet të ishin vënë në dispozicion të deputetëve

Është shtyrë mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua sot për 5 orë heqja e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku, por pa u marrë një vendim për kërkesën e SPAK.

16:58
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot në SPAK dhe pas dy orësh, ka dalë nga ambientet e saj, raporton Anila Hoxha.

16:57
Cindy Crawford pozon para pemës së Krishtlindjes: Duke hyrë në atmosferën festive

Cindy Crawford po futet në frymën e festave, duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të shtëpisë së saj, të cilën e ka dekoruar për Krishtlindje.

16:57
Një tjetër moment historik për Kosovën, Bahamas bëhet vendi i 121-të që e njeh si shtet të pavarur

Bahamas është bërë shteti i 121 që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran.