E mërkurë, 17 Korrik 2024
08:47
Kërkuan t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e dy shtetaseve Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.

08:41
“Ai do vetëm para dhe pushtet!”/ Trondit ylli televiziv, zbulon biseda erotike me senatorin amerikan

Stephanie Matto, e njohur për pjesëmarrjen e saj në emisionin “90 Day Fiancé”, ka shokuar publikun me rrëfimin e një marrëdhënieje të papritur dhe skandaloze me një senator amerikan.

08:34
Rrëshqiti në dush ditën e ditëlindjes, ndërron jetë portieri 20-vjeçari i Barcelona Guayaquil

Portieri i ri i Barcelona Guayaquil, Justin Cornejo, ka humbur betejën me jetën në orët e para të ditës së sotme i cili ishte në gjendje kritike.

08:32
Ishin dënuar për mashtrim dhe drogë! Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë dhe Itali, pritet ekstradimi

Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare janë arrestuar në Spanjë dhe Itali.

08:25
20,000 prezervativë për femra, 200,000 prezervativë për meshkuj, 10,000 diga dentare! A do të jetë Paris 2024 Olimpiada më seksi ndonjëherë?

Nuk është hera e parë që atletët dhe zyrtarët pajisen me kontraceptivë. Por a ka ndonjë logjikë në opsionet që ofrohen?

08:21
Aksident në aksin Rubjek-Manëz, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me barrierat e rrugës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rubjek-Manëz.

08:18
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA

Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të Shteteve të Bashkuara.

08:13
Kampioni i Europës pranë Milanit, marrëveshje deri në 2028-ën dhe 5 mln euro në sezon

Katër vjet me 4.5 deri në 5 milionë euro pagë në sezon.

08:11
Mbi 60 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazë

Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestinezë në Gazën jugore dhe qendrore gjatë ditë së djeshme dhe natës së shkuar, raportojnë agjencitë e lajmeve.

07:53
Dy trupa gjenden të djegur në një makinë në Suedi, ishte marrë me qira nga britaniku

Policia suedeze po heton një vrasje të dyfishtë pasi dy trupa u gjetën në një makinë të djegur të marrë me qira nga një shtetas britanik.

07:42
Kryeministri hungarez “tërbon” BE-në: Sapo Trump të fitojë do i japë fund luftës dhe Europa do çelë bisedimet me Moskën

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se Donald Trump ka një plan të detajuar për të arritur përfundimin e luftës ruse në Ukrainë.

07:32
Analiza/ Atentati ndaj ish-presidentit, a do të ndryshojë trajektorja e garës presidenciale në SHBA?

Atentati ndaj ish Presidentit Donald Trump ka larguar vëmendjen nga debati mbi të ardhmen politike të Presidentit Joe Biden.

07:23
SHBA, ish analistja e CIA-s akuzohet se punonte për Korenë e Jugut

Një specialiste e politikës së jashtme, e cila dikur punonte për CIA-n dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përballet me akuza se ka punuar si agjente e paregjistruar e qeverisë së Koresë së Jugut në këmbim të dhuratave luksoze dhe sendeve të tjera.

07:14
Musk zhvendos selitë e SpaceX dhe X: Zhgënjim me ligjet e Kalifornisë!

Për Elon Musk, ligji i ri në Kaliforni i identitetit gjinor, e mbushi kupën e durimit të tij: Miliarderi, i cili javën e kaluar shprehu mbështetjen e plotë për republikanin Donald Trump, njoftoi planet për të zhvendosur nga ky shtet selitë e dy kompanive të tij, SpaceX dhe X, dhe për t`i spostuar ato në Teksas ku dërgoi edhe Teslën në vitin 2021.

07:09
Temperatura përvëluese deri në 43 gradë C! Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta.

01:43
“Dumanit i merrej fryma dhe i ikte fytyra në Kuvend”, Berisha reagon pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin: Mercerenarët morën urdhër

Pak orë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një rekurs të ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij për të shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak, kryetari i demokratëve reagoi nga ballkoni i shtëpisë, aty ku çdo natë mblidhen mbështetësit e tij. 

E martë, 16 Korrik 2024
22:49
“Bankat e mëdha thanë shyqyr i shitëm kreditë”, sekretari i Shoqatës së Bankave: Përmbaruesit bllokojnë gjithçka kur u jepet e drejta

Sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, tha në Top Story se bankat shqiptare kanë shitur kreditë konsumatore dhe jo ato të mëdha pasi kostoja e tyre sipas tij është më e lartë. 

22:44
Top Story/ “Uaaa sa i pacipë qenke”, përplasja e fortë Shehaj-Shalsi: I paturpshëm, si flet kështu mo?!

Me tone të forta ka vijuar biseda në studion e Top Story, ku janë përplasur në debat me socialisti Eduart Shalsi dhe deputeti i opozitës Agron Shehaj.

22:34
“Hajdutët monstra që vjedhin t’i nxjerrin me emër dhe jo me iniciale”, Fuga vlerësim për KLSH: Kur sheh ndonjë deputet që kërkon t’i intimidojë…

Nga Artan Fuga

22:27
Mikrokreditë/ “Mos qesh”, Shehaj përplaset ashpër me drejtorin e Mbikëqyrjes në BSH, deputeti: Kini respekt se një njeri ka vrarë veten se ju s’keni bërë detyrën

Deputeti Agron Shehaj është përplasur ashpër me Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, teksa diskutohet për skemën e mashtrimit me miktrokreditë, në emisionin Top Story.

22:16
Pas atentatit ndaj Trump, policia qëllon për vdekje një person pranë Konventës Republikane

Oficerët e policisë në Milwaukee të SHBA qëlluan dhe vranë një burrë pranë vendit ku u mbajt konventa kombëtare republikane të martën, thanë autoritetet dhe mediat lokale të lajmeve.

22:12
“U dashurove me Realin që fëmijë”, Perez “thumbon” PSG-në në prezantimin e Mbappe: Këta njerëz nuk do të braktisin kurrë

Kylian Mbappe u prezantua si lojtari më i ri i Real Madrid në një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin Santiago Bernabeu në praninë e më shumë se 80.000 tifozëve.

21:53
Tajlanda hap “dyert”, edhe shqiptarët mund të udhëtojnë pa vizë drejt shtetit të Azisë Juglindore

Tajlanda duket se ka hapur “dyert” e saj për shumë vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria.

21:50
“Në pesë vite janë trajtuar 500 ankesa”, zyrtarja e ministrisë së Drejtësisë: Ka pasur kallëzime ndaj disa shoqërive përmbarimore, janë hequr 12 licensa

Flora Dedgjonaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, në një lidhje direkte për Top Story, tha se në disa vite janë trajtuar disa ankesa në lidhje me veprimtaritë përmbarimore dhe se janë hequr 12 licenca kompanive që kanë shkelur ligjin.

21:46
FOTO/ Kapen gjashtë ton kokainë e fshehur në banane, po eksportoheshin nga Ekuadori drejt Spanjës, arrestohen tetë persona

Qentë e policisë ndihmuan në zbulimin e rreth 6 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë bananesh që nga Ekuadori shkonte drejt Spanjës, kjo sipas autoriteteve të vendit latin.

21:36
Sulme të rënda izraelite në Liban, humbin jetën disa persona, mes tyre fëmijë

Mediat zyrtare libaneze njoftuan se Izraeli po kryen sulme në Libanin jugor, teksa kanë mbetur të vrarë pesë persona mes tyre tre fëmijë sirianë.

21:33
Fiks Fare/ E abuzuar seksualisht prej vitesh, e sëmura mendore jeton në qiell të hapur. Institucionet ‘mbyllin sytë’

Fiks Fare solli mbrëmjen e së martës rastin e një  36 vjeçareje, e sëmurë mendore, endacake në qytetin e Kuçovës. E reja me iniciale M.G, është abuzuar vazhdimisht seksualisht nga njerëz të cilët nuk i njeh, siç pohon ajo. Nga ky abuzim ka lindur dhe një fëmijë, të cilën e ka në shtëpinë e fëmijës në Shkodër.

21:30
Një ditë pas sulmeve ndaj Dumanit, SHBA sjell FBI në Shqipëri dhe mbështet SPAK: Qëndrojmë me vendosmëri me institucionet e pavarura!

Ambasada Amerikane ka rikonfimruar mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme, duke deklaruar se do të vijojnë që të qëndrojnë me vendosmëri në krah të institucioneve të pavarura, një ditë pas sulmeve ndaj Altin Dumanit nga deputetët e PD në Kuvend.

21:28
A mund t’i “frenonte” Banka e Shqipërisë Mikrokreditë? Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH: Nuk kishim denoncime, u njoftuam nga…

Skema e mashtrimit përmes mikrokredive, është tema e trajtuar këtë mbrëmje në Top Stroy.

21:19
Komploti iranian për të vrarë Trumpin, Shërbimi Sekret rriti sigurinë pasi u informua

Autoritetet amerikane morën inteligjencë nga një burim njerëzor javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të tentuar të vrisnin Donald Trump, një zhvillim që çoi në rritjen e sigurisë së Shërbimit Sekret rreth ish-presidentit javët e fundit, i thanë CNN shumë njerëz të informuar për këtë çështje.

21:14
FOTOT/ Bianca Censori nuk di të ndalet! Modelja shfaqet “topless” në Los Angelos

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori nuk di të ndalet me paraqitjen e saj të fundit.

20:48
Nga Jurgen Klopp te Tuchel dhe Pochettino, ja kandidatët që mund të zënë vendin e Southgate në stolin e Anglisë

Gareth Southgate, trajneri i kombëtares angleze ka dhënë dorëheqjen e shumëpërfolur pas humbjes 2-1 me Spanjën në finalen e Europianit në Berlin.

20:40
Po lahej në plazhin e Golemit, mbytet turistja nga Sllovakia

Një turiste sllovake ka humbur jetën në plazhin e Golemit.

20:27
“SPAK po heton Berishën”, Ngjela zbulon pse ’21 Janari’ iu kalua Prokurorisë së Posaçme: Drejtësia ka prova…

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje direkte për “Top Talk”, tha se çështja e 21 Janarit i ka kaluar SPAK për të hetuar mbi kryetarin e PD, Sali Berishën dhe njerëzve me pushtet.

20:22
Kryeministri Rama mbledh të mërkurën kryebashkiakët. Zbulohet arsyeja e takimit

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë paraditen e të mërkurës të gjithë kryebashkiakët e vendit.

20:19
Nisma për llogaridhënien e KLSH në Kuvend, debate në Komisionin e Ekonomisë, opozita: Lëvizje tipike politike

Nisma, e cila pritet të votohet në seancë plenare, parashikon ngritjen e nënkomisionit “Për Auditimin e Sektorit Publik” ka si fushë kryesore të punës së tij “llogaridhënien e KLSH në Kuvend”, një institucion i pavarur kushtetues dhe institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.

20:15
Ballkani përmbyset në Kosovë, skuadra e Dajës eliminohet nga kualifikueset e Champions-it vetëm falë penalltive

Ballkani është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur në Podujevë nga skuadra e Santa Coloma me rezultatin 1-2.

20:07
Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e KLGJ dhe KLP nga avokatia, ja emrat

Nënkomisiomi i posaçëm i Ligjeve hodhi të martën shortin e tretë nga i cili dolën emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

19:55
“Janë injorantë!”, Ngjela komenton pyetjet e deputetëve të PD ndaj Dumanit në Kuvend: Njerëz që nuk dinë si i kanë fituar votat dhe flasin budallallëqe

Avokati Spartak Ngjela ishte këtë mesditë i ftuar në Top Talk, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, por jo vetëm.

19:32
“Partia e Bashës? Nismë kalimtare që mban gjallë foton e krizës së opozitës”, Zogaj jep formulën e bashkimit të opozitës: I takon Berishës që…

Preç Zogaj i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Talk” në Top Channel, foli për opozitën dhe situatën aktuale politike.

19:28
16 akuza në lidhje me skemat e ryshfeteve, shpallet fajtor senatori i Nju Xhersit

Senatori i Nju Xhersit, Bob Menendez, është shpallur fajtor për 16 akuza të lidhura me një skemë ku ai merrte ryshfet, duke përfshirë shufra ari dhe një Mercedes-Benz, në këmbim të ndihmës së qeverive të huaja.

19:19
Mbështetësit indianë të Trump në rituale zjarri hindu, në mbrojtje të jetës së tij (fotot)

Priftërinj hindu të veshur me shafran dhe anëtarë të grupit nacionalist Hindu Sena (Ushtria Hindu) performonin sot rituale zjarri dhe brohorisnin himne të fesë së tyre, duke u lutur për mirëqenien dhe jetën e gjatë të idhullit të tyre, ish-presidentit Donald Trump, pas tentativës ndaj jetës së tij në fundjavë.

19:15
“Beleri nuk kthehet më pas lejes”, paralajmëron Ngjela: Do tallen të gjithë me të, ja kush e ka fajin

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje live për “Top Talk” për të diskutuar mbi çështjet aktuale në vend, tha se Fredi Beleri nuk do të kthehet më në burg, pas lejes që iu dha për të dalë me kusht.

19:02
VIDEO/ Skandal nga lojtarët argjentinas, këndojnë këngë me thirrje raciste për francezët: Vijnë nga Angola

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi, me Messin që shtoi një tjetër trofe në kabinetin e tij.

18:54
Pas tetë ditësh, Macron pranon dorëheqjen e kryeministrit francez, por me një “kusht”

Kryeministri francez Gabriel Attal dha dorëheqjen të martën, por do të mbetet në post për të kryesuar një qeveri të përkohshme.

18:53
21 Janari në SPAK, Zogaj: Çështja shkoi në vendin e duhur, momenti që drejtësia t’i verë kapak një loje të gjatë kungulleshkash

Analisti Preç Zogaj i ftuar në Top Talk, tha se regjistrimi i çështjes së 21 Janarit nga SPAK është veprimi më i duhur dhe se ka ardhur koha që drejtësia të zbardhë ngjarjen e plotë.

18:42
Besimtarët muslimanë vërshojnë në qytetin e shenjtë Karbala për festën e Ashures në Irak (fotot)

Besimtarët muslimanë ‘shiit’ vërshonin sot si çdo vit në tempullin e Imam Hussein në qytetin e shenjtë Karbala për të shënuar ditën e Ashures. Pelegrinët celebrojnë ditën e shenjtë në tempujt e Imam Husein dhe Imam Abbas me ceremoni goditjesh kamzhiku dhe imitime të betejave të shenjtorëve.

18:39
Juventus nuk dorëzohet, “Zonja e Vjetër” bën gati ofertën e radhës për Armando Brojën

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin shqiptar që duket se shumë shpejt do të largohet nga Chelsea.

18:18
Ndryshime për punonjësit në administratë! Propozohet fleksibilitet në përzgjedhjen e orarit të punës

Punonjësit e administratës do të kenë një ndryshim në oraret e punës, që pritet të miratohet ditën e nesërme.

18:14
Video/ Putin drejton Lada-n për të rritur shitjet e veturës ruse, por gati sa nuk e përplas (fotot)

Vladimir Putin shihje sot në drejtim të një automjeti Lada në një video promocioni në Rusi por thuajse nuk shkaktoi një aksident në autostradën e Tver, ku po merrte kthesat.

18:11
“Përputhen” po vjen, hapen audicionet për sezonin e ri. Apliko tani!

Fenomeni “Për’puthen” rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel.

17:48
Situata e zjarreve në vend/ Vatra dhe pranë liqeneve të Lurës, Ministria e Mbrojtjes: Po ndërhyhet edhe me helikopter, ja zonat më problematike

Katër vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se puna për shuarjen e tyre vijon.

17:48
Raporti i KLSH për vitin 2023, cilat ishin parregullsitë e gjetura, bashkitë që shkaktuan dëme ekonomike, Shehu: Për shkeljet te Onkologjiku, i kemi denoncuar  

Sot në Komisioni për Ekonominë dhe Financat ishte i pranishëm kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili raportoi për punën e këtij institucioni në vitin 2023.

17:45
Pjesë e një organizate në Greqi, kush janë katër shqiptarët e arrestuar, me të shkuar të errët kriminale

Profili i errët, kush janë shqiptarët me një “barrë” precedentësh penalë, pjesë e një organizate kriminale të shkatërruar, të cilët vendosnin gjoba nëpër lokale, kryenin shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

17:40
E rëndë në një hotel në Tajlandë! Gjenden të vdekur 6 turistë, dyshohet se…

Gjashtë njerëz janë gjetur sot të vdekur në një hotel luksi në kryeqytetin e Tailandës Bangkok, mes të cilëve ishin të paktën një amerikan me origjinë vietnameze, njoftonin zyrtarët teksa kryeministri Srettha Thavisin urdhëroi hetime intensive për të shmangur dëme ndaj turizmit.

17:39
FOTO/ Camila Cabello rikthehet me Shawn Mendes? Dyshja kapen “mat” pranë njëri-tjetrit në stadium

Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë ndezur rrjetin së fundmi, pasi janë kapur pranë njëri-tjetrit duke ndjekur finalen e Kupës së Amerikës në Majemi.

17:20
EMRAT/ U vinin flakën lokaleve e karburanteve, arrestohen 17 persona në Greqi, mes tyre shqiptarë! Zbulohet skema si u vendosnin gjoba pronarëve

Policia greke ka shkatërruar një organizate kriminale, anëtarët e së cilës vendosnin gjoba nëpër lokale, kryenin shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

17:14
Atentati ndaj Trump pjell dhjetra ‘teori konspiracioni’ që po tërbojnë rrjetin X (fotot)

Fjalët ‘i inskenuar’, ‘deep state’ apo ‘antifa’ janë bërë më të klikuarat në rrjetin social X ku dhjetra versione e teori të ndryshme po jepen për atë që ishte në të vërtetë atentati kundër kandidatit presidencial amerikan Donald Trump.

17:12
“Gjibraltari është Spanjë”/ Thirrje politike nga Morata dhe Rodri, konservatorët i mbështesin: Thanë diçka që ne e besojmë

Spanja u shpall kampione Europe pas fitores 2-1 kundër Anglisë në finalen e Berlinit, teksa ditën e djeshme, lojtarët spanjollë u bënë pjesë e disa festimeve, të cilat dolën dhe jashtë kontrollit.

17:03
Kërkoi të rimarrë “Audi-n” që ia kishte dhuruar Redjan Rraja, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kejvina Kthellës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e modeles së njohur Kejvina Kthella, e cila kërkoi t’i kthehet makina e sekuestruar “Audi”, që tani përdoret nga Policia e Shtetit.

16:57
Zjarr në Madhesh të Matit, ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Rreth orës 12.30 të mesditës së sotme, ka rënë zjarr në pyjet e fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz, në Mat. 

16:50
Merr formë Zona e Lirë Ekonomike, TEDA Tirana, Veliaj: “Po krijojmë një hapësirë me 5 mijë vende pune; disa incentiva për bizneset që vijnë këtu”

TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re që të shpie atje dhe vuri në dukje se, pas vendosjes së linjës energjitike dhe kanalizimeve në zonë, do të jetë koha për të nisur një fushatë marketingu për të thithur sa më shumë biznese.

16:35
U rizgjodh Presidente e PE, Rama uron Roberta Metsolan: Shqipëria pret të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka uruar Roberta Metsola pasi u rizgjodh Presidente e Parlamentit Evropian, duke i kërkuar që të punojë ngushtë me Shqipërinë për të forcuar marrëdhëniet me BE-në.

16:21
VIDEO/ “Një, dy, tre… Hala Madrid!”, Mbappe kopjon Ronaldon në prezantimin te Reali: E bëra për të

Kylian Mbappe është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Realit të Madridit, përpara një “Santiago Bernabeu” të mbushur me rreth 85 mijë tifozë të paraqitur për francezin.

16:07
Mbështetja amerikane ndaj Ukrainës, Europa i trembet jo vetëm Trumpit, por edhe zv.Presidentit të tij, zyrtari i Brukselit: BE nuk e pëlqen

Megjithse shumica e qeverive të Evropës po trembej nga mundësia e rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA, i cili pritet të ndërpresë ndihmën për Ukrainën nëse fiton në nëntor, Trump ka zgjedhur tashmë J.D. Vance si zv. president të mundshëm, që është një nga senatorët më izolacionistë të republikanëve.

15:56
Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet, punonjësit e ASHK-së Kavajë akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq pesë personat e përfshirë, mes tyre dhe ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë.

15:43
Impiant për ujërat e ndotur në Himarë/ Balluku: Me përfundimin e “Programit IV”, do të trajtohet gjithë jugu

Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV” i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

15:40
Vrasja e Aleks Nikës në Bulevard/ SPAK regjistron procedimin për 21 Janarin, tre veprat penale që do të hetohen

Pas një viti kundërshtish gjyqësore nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, SPAK ju bind gjykatës së lartë dhe regjistroi “21 janarin”.

15:40
I ngacmoi të dashurën, 34-vjeçari i la takim me adresën e saj/ Zbardhen detaje nga dhunimi i 42-vjeçarit në Tiranë

Të tjera detaje janë zbardhur nga dhunimi i 42-vjeçarit Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet dje i shtrirë në rrugë, pasi ishte dhunuar.

15:39
Po lahej në lumin Drin, mbytet aksidentalisht 13-vjeçari në fshatin Mjedë

Një 13-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të martë, pasi është mbytur në lumin Drin.

15:37
“Rruga pa emër”/ Premiera e komedisë së zezë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”

Teatri profesionist “Aleksandër Moisiu” i Durrësit shfaqi premierë komedinë e zezë “Rruga pa emër”, e shkruar posaçërisht për trupën  durrsake nga autori Cosmin Pana me regji të rumunit Vlad Trifas.

15:31
Kartelet kolumbiane nuk dinë c’të bëjnë me kokainën e akumuluar në vend pas rënies së kërkesës (fotot)

Megjithse mund të tingëllojë si një problem i pazakontë për fermerët kolumbianë të kokainës, ashtu si në të gjitha tregjet edhe prodhuesit e vegjël mund të bien viktimë të forcave jashtë kontrollit të tyre, shkruan rrjeti britanik DailyStar.

15:28
Ligji për urdhrin e mjekut/ Së shpejti shefat e pavijoneve shtetërore nuk mund të punojnë në privat

Ndërsa grupi i punës po finalizon ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut të cilat do të miratohen në seancën e fundit parlamentare, Ministrja e Shëndetësisë u kujtoi shefave të shërbimeve dhe mjekëve se nuk do të punojnë dot më në spitalet private por me autonominë spitalore do të forcohet roli i mjekut në spitalet publike.

15:23
Zona e lirë ekonomike/ Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e infrastrukturës së TED

TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare.

15:15
Kush po e bën pis liqenin e Komanit? Pastrohet çdo javë nga KESH, por banorët përreth hedhin mbeturinat nëpër përrenj

Këto pamje i përkasin liqenit të Komanit, mijëra bidona plastikë notojnë  mbi të.

15:15
Vendi ‘pushtohet’ nga temperaturat ekstreme/ Qeveria shkurton orarin në punë të administratës

Për shkak të temperaturave të larta orari i administratës do të jetë nga 9.30 deri 15 :30 të premten 9.30-13:00. Vendimi i qeverisë pritet të dalë nesër sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Alma Demiraj. Vendi ynë po përballet prej ditësh tashmë nga temperatura ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë C.

15:06
Vrau bashkëpunëtorin e Serbisë/ Shpallet fajtor Pjetër Shala, 18 vite burg për ish-ushtarin e UÇK-së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, u dënua me 18 vite heqje lirie në Hagë.

15:02
Formacioni ideal në Euro 2024/ Cilët janë 11 lojtarët më të mirë sipas pozicioneve

Kampionati europian i zhvilluar në Gjermani përfundoi me fitoren e Spanjës.

14:49
Gjermania, 800 mijë ushtarë drejt Rusisë: Der Speigel nxjerr dokumentin!

Gjermania po zhvillon plane për t’u siguruar që në rast lufte me Rusinë, qindra mijëra trupa të mund të lëvizin shpejt përgjatë një autostrade arteriale që kalon tranzit në pjesën më të madhe të vendit, shkruan Der Spiegel.

14:43
Gjermania rikthen në punë pensionistët: Nevojë “akute” për punëtorë të kualifikuar

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po i shtyn autoritetet gjermane t`i kthejnë sytë nga pensionistët, të cilët po joshen të rikthehen në tregun e punës, sigurisht nëse do të ishin edhe vetë të gatshëm për këtë.

14:37
Rënia e akuzave ndaj Trump, Richard Grenell: Tani është radha e Hashim Thaçit!

Rënien e akuzave ndaj tij për mbajtjen e dokumentave të klasifikuara, Donald Trump e cilësoi “si hapin e parë të shumë të tjerëve që duhet të hidhen”, pas asaj që u përshkrua si një tjetër fitore e rëndësishme ligjore për kandidatin republikan për president në Shtetet e Bashkuara.

14:34
Krijimi i nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik/ Shalsi përplaset me Spahon: S’do të operojë mbi baza bipartizane! Deputeti i PD: Lëvizje tipike politike

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, kryetari Eduard Shalsi tha se duhet të hapet një marrëdhënie e re mes Parlamentit dhe KLSH-së.

14:24
Kërkuan lirimin nga arresti shtëpiak, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.

13:54
FOTOT/ Temperaturat 43 gradë C edhe në hije, si po e përballojnë qytetarët e Tiranës të nxehtin përvëlues

Këto ditë korriku ynë po përjeton “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë.  

13:43
Komisioni Rregullator nuk miratoi afatet për organizmin e zgjedhjeve në Himarë/ PS paditi KQZ në Gjykatën e Tiranës, ja trupa gjykuese që do ta shqyrtojë

Trupi gjykues për padinë e PS ndaj KQZ në Gjykatën e Tiranës është caktuar.

13:39
Mbappe prezantohet te Real Madrid: Do të jap edhe jetën për këtë klub

Kylian Mbappe u prezantua zyrtarisht si lojtar i Real Madridit të martën në Madrid.

13:05
Pakti mes të majtëve dhe PPE-së, Roberta Metsola rizgjidhet Presidente e Parlamentit Europian

Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian. E zgjedhur për herë të parë në këtë post në janar 2022, politikania e Partisë Popullore Evropiane Malteze do të qëndrojë në këtë rol edhe për 2 vite e gjysmë pasi mori 562 vota në favor të saj nga 720 anëtarë të Parlamentit Evropian.

12:59
Tronditet Koreja e Veriut, diplomati i lartë në ambasadën e Penianit në Kubë dezerton dhe arratiset në Jug

Një diplomat i profilit të lartë të Koresë së Veriut i vendosur në Kubë ka dezertuar në Jug, ka konfirmuar agjencia e spiunazhit të Seulit për BBC.

12:48
“E nxorëm jashtë!”, terrorizoi lagjen për disa orë, momenti i arrestimit të 71-vjeçarit në Korçë, banorët në ankth

71-vjeçari dmond Naska, i cili terrorizoi lagjen nr.16 në Korçë , duke qëlluar me armë nga ballkoni i banesës, u arrestua nga RENEA, pas disa orësh.

12:42
“Nuk po kthehemi dot në shtëpi me fëmijët”, komshiu i 71-vjeçarit rrëfen tmerrin: U tronditëm, s’e dinim që ishte kaq i rrezikshëm

Rëfen Markelian Dhimitri, fqiji i 71-vjeçarit që ka hapur zjarr në korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 – 10:20, u dëgjuan disa të shtëna, pastaj mora nusen dhe djalin dhe dolëm nga shtëpia, ikëm. Ajo u tremb! Në shtëpi ishim dëgjuam ato të shtënat. Banojmë në të njëjtin pallat, në kat të tretë ngjitur me […]

12:41
Mazhoranca rrëzoi kërkesën për mocion me debat për fondet e BE-së, Bardhi: E paprecedentë, fermerët nuk mund të presin me vite

Gazment Bardhi ka reaguar pasi në Konferencën e Kryetarëve u rrëzua kërkesa e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it për fondet e BE-së dhe masat që duhet të merren.

12:33
Në kujtim të martirëve! Përkujtohen 116 të vrarët në fshatrat e Vushtrisë në Kosovë

“Një ditë” mund të ndryshojë jetën. Dita e 2 majit të vitit 1999 ndryshoi jetët e qindra shqiptarëve të Studimes së Vushtrrisë dhe fshatrave përreth.

12:26
SPAK regjistroi “21 Janarin”, Basha: S’është roli im të komentoj akte që janë nën hetim! Përgjigja për kritikat e deputetëve që e braktisën

Deputeti Lulzim Basha komentoi vendimin e SPAK për të regjistruar “21 janarin”.

12:23
Kamionët bllokohen në kufi! Kosova ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda nga ora 11:00 deri në orën 17:00

Një vendim i qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë në pikun e ditës, nga ora 11:00-17:00  në rrugët urbane e interurbane duke përfshirë edhe autostradat brenda Kosovës  ka shkaktuar radhë kilometrike në dalje të Pikës Kufitare të Morinit.

12:11
Inceneratori i Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Urdhër arreste për 8 persona

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar urdhër arreste për 8 persona mbi çështjen e inceneratorit të Tiranës.

12:10
PD kërkoi mocion me debat për gjetjet e OLAF për abuzimet me fondet e BE/ Rrëzohet kërkesa në Konferencën e Kryetarëve! Zbardhet debati

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të merren.

12:08
Kupa nuk shkoi në shtëpi, trajneri i Anglisë Southgate jep dorëheqjen

Gareth Southgate ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht si trajner i Anglisë.

11:58
Fondet e BE/ Kërkesa e Grupit të PD në Konferencën e Kryetarëve: Të ngrihet komision i posaçëm në koordinim me Bashkimin Evropian

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të merren.

11:53
Profil/ Kush është J.D. Vance, kandidati republikan për nënpresident

Zgjedhja e Donald Trump për nënpresident është J.D. Vance, një person relativisht i sapoardhur në politikë dhe ish-kritik i ashpër që u bë mbështetës i ish-presidentit.

11:38
“Dorëzohet” Ukraina? Zelensky: Bisedime paqeje, Rusia të marrë pjesë!

Kievi mund të ftojë një delegacion rus për një samit të dytë për paqe, e pohuar kjo nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky i cili njoftoi planet për përgatitjen deri në nëntor të një samiti të dytë ndërkombëtar, qëllimi i të cilit të jetë fundi i konfliktit.